Samiti i Evropës Juglindore, Rama në Selanik
Ka nisur në Selanik të Greqisë, Samiti i 13 shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Gjatë paradites zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm dhe në mbrëmje pritet të mblidhen krerët e qeverive me praninë edhe të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani.
Seanca plenare e samitit do të nisë me fjalën përshëndetëse të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe më pas do të vijojë edhe me fjalimet e krerëve të delegacioneve të tjera.
Samiti i SEECP-së do të përqendrohet në shkëmbimin e pikëpamjeve për bashkëpunimin rajonal, ndikimin e zhvillimeve ndërkombëtare veçanërisht të luftës në Ukrainë në rajon. Ndërsa në fund pritet të miratohet edhe raporti vjetor i bashkëpunimit rajonal.
Agjenda e samitit SEECP në Selanik:
17.20 – Mbledhja e krerëve të delegacioneve në sallën ku zhvillohet samiti.
17.35 – Foto familjare.
17.40 – Zhvillimi i seancës plenare të samitit SEECP.
Fjala e hapjes nga Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Republikës së Greqisë.
Fjalë e kryeministrit dhe krerëve të delegacioneve të tjera.
Shkëmbim i pikëpamjeve për bashkëpunimin rajonal – ndikimi aktual i zhvillimeve ndërkombëtare në rajon.
Miratimi i Raportit vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Miratimi i deklaratës së samitit të SEECP të Selanikut.
20.00 – Konferencë për shtyp e Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Republikës së Greqisë.