Samiti i Parisit do të jetë një pikë kthese për vazhdimin e dialogut
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj me kancelaren Angela Merkel do t’i shërbejë Kosovës për ta adresuar agiendën e integrimeve evropiane dhe liberalizimin e vizave.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se Samiti i Parisit do të jetë një pikë kthese nga të du shtetet për t’iu rikthyer tryezës së dialogut përmes së cilës do të synohet potencialisht arritja e një marrëveshje.
Duke folur për zhvillimet në vend, Kryeziu ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosja po synojnë krjimin e një blloku opozitar i cili jep indikacione për bashkërendim të aktiviteteve dhe politikave për periudha kohore më të gjata, e jo vetëm në mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë aktuale.
Nëse iniciativa e opozitës ka sukses, Kryeziu ka theksuar se zgjedhjet do të duhej të mbaheshin këtë vit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)