Samiti i Parisit presim të sjellë qartësi të plotë për dialogun
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se platforma e miratuar në Kuvend është korniza e vetme politike e cila duhet ta kornizojë mendimin dhe veprimin politik të Kosovës në takimin e Parisit.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës pret nga Samiti i Parisit qartësi të plotë për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhaj ka deklaruar se dialogu Kosovë – Serbi nuk mund të përmbyllet me një rezultat pozitiv për Kosovën pa mbështetjen e thellë amerikane.
Ai ka thënë se një mbështetje dhe një angazhim amerikan është kyç për këtë proces.
Sipas Hoxhajt, letra e presidentit Trump dërguar presidentit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është kornizë dhe substanca e këtij procesi dialogues.
Ai ka rikujtuar se kanë qenë pikërisht amerikanët të cilët i kanë mbyllur të gjitha marrëveshjet në Ballkan.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)