Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Në piramidën e diktatorit do ulen armiqtë e tij të betuar
16 tetor 2023
| 11:17
Para nisjes së Procesit të Berlinit në Tiranë, kryeministri Rama ka ndarë pamje nga tryeza ku do ulen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Ai ka vënë theksin se Shqipëria sot është e zellshme si Evropa Ballkanike.
“Mirëmëngjesi dhe në tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar që e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, e cila sot është e zellshme si Evropa Ballkanike, ju uroj të keni një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.