Samiti i Zagrebit e gëzon presidentin Thaçi

24 prill 2020 | 08:27

Samiti i Zagrebit, i planifikuar të mbahet më 6 maj, do të zhvillohet nëpërmjet një videokonference.

I lumtur për këtë takim është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një shkrim publikuar në “Twitter” ai tha se kjo është mundësi e mirë që BE-ja ta rikonfirmojë perspektivën e BE-së për Kosovën dhe ta sinjalizojë vendimin e vonuar për vizat.

Shkrimi i tij:

I lumtur që Samiti i Zagrebit i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është akoma në plan dhe do të zhvillohet përmes një video-konference më 6 maj. Kjo është mundësi që BE të rikonfirmojë perspektivën e BE-së për Kosovën dhe të sinjalizojë një vendim të vonuar për liberalizimin e vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir…