Samiti për Ukrainën mbahet më 28 shkurt në Tiranë, i pranishëm do të jetë edhe Zelensky?
13 shkurt 2024
| 11:24
Më 28 shkurt në Tiranë do të mbahet samiti për Ukrainën, ku i pranishëm do jetë edhe presidenti Volodymyr Zelensky.
Një ditë më pas, më 29 shkurt do të një takim me vendet e Ballkanit Perëndimor po në kryeqytetin shqiptar.
Burime për “Euronews Albania”, kanë bërë me dije se takimi i 29 shkurtit i vendeve te Ballkanit Perëndimor do të jetë në kuadër të planit të rritjes ekonomike dhe perspektiva evropiane e vendeve te rajonit.