Samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor mbahet sot

29 korrik 2020 | 07:59

Këshilli Atlantik do të mbajë sot një samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas njoftimit, pjesëmarrës në Samitin për partneritetin e Ballkanit Perëndimor do të jenë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, Bosnje dhe Hercegovina nga kryetari i Këshillit të Ministrave Zoran Tegeltija, ndërsa Mali i Zi nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic.

Temat e samitit, siç thuhet, do të jenë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal. “Ndikime ekonomike dhe sociale të pandemisë Covid-19 në Ballkan kërkojnë veprime urgjente rajonale në mënyrë që ta shmangin ngecjen e përhershme ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e mundshme që vjen me të. Masat
e dakorduara në Samit, të lidhura dhe të integruara me nismat dhe dialogun ekzistues rajonal, do të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm politik për të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor në një kohë të pasigurisë së shtuar”, Këshilli Atlantik.

Këshilli Atlantik është një qendër e politikës së jashtme me bazë në Uashington.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
IHMK-ja njofton se masat e nxehta të ajrit të ardhura…