Sammer: Bayerni gaboi me Krossin

21 shkurt 2018 | 18:37

Mesfushori Toni Kroos nuk duhet të ishte lejuar të largohej te Real Madrid, sipas drejtorit sportiv të Bayern Munchen, Matthias Sammer.

Lojtari i përfaqësueses gjermane debutoi te Bayern në 2007 dhe ngriti nëntë trofe madhorë në një periudhë shtatëvjeçare, duke përfshirë tripletën e sezonit 2012/13.

Ai u largua në fund të atij sezoni, gjithsesi, ai ka vazhduar të fitojë trofe te Madrid, duke siguruar fitoren dy herë radhazi të Ligës së Kmapionëve, diçka historike, raporton “Telesport”. Në krah të Luka Modriq, Kroos ka formuar mbase dyshen më të bukur në botë dhe Sammer mendon se Bayern gjithmonë do të pendohet për vendimin e marrë.

“Ishte një gabim i madh që Bayerni la Kroosin të largohej. Largimi i tij ka qenë shumë i keq, shumë keq. Por për evoluimin personal të Kroosit, transferimi i tij padyshim që ka qenë vendimi i duhur”, ka thënë Sammer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr.sc. Ferat Shala Me rastin e shënimit të përvjetorit të…