Sampdoria dhe Juventusi ndahen në “paqe”

22 gusht 2022 | 22:45

Është mbyllur 0-0 përballja mes Sampdorias dhe Juventusit, sfidë e vlefshme për javën e dytë të Serie A.

Një pjesë e parë pa shumë histori ishte ajo mes Juves dhe Sampdorias, teksa 45’ e para do të mbylleshin 0-0 mes tyre, me skuadrat që nuk mundën të gjenin dot rrugën e rrjetës.

Fraksioni i dytë do të ishte më i luftuar mes tyre me vendasit kërkuan golin e avantazhin, ndërsa nga ana tjetër “Zonja e Vjetër” luajtën shanset e tyre në këtë sfidë, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.

Kjo përballje deri në fund nuk do të prodhonte gola, me sfidën që do të mbyllej me rrjeta të paprekura, me skuadrat që ndajnë kështu pikët në javën e dytë të kampionatit.

Kujtojmë se Juventusi deri më tani ka grumbulluar 4 pikë, pasi në javën e parë arriti fitoren ndaj Sassuolos, ndërsa Sampdoria mori pikën e parë ndaj bardhezinjve, pasi e nisi me humbje këtë sezon, teksa u mposht nga Atalanta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi më 22…