Sampdoria mposhti Interin, fitojnë Lazio dhe Roma

06 janar 2021 | 17:00

Sampdoria e ka mposhtur Interin me rezultat 2-1. Dy golat e fitores për vendasit i shënuan ish-futbollistët e Interit, Antonio Candreva nga penalltia dhe Keita Balde, derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Stefan de Vrij.

Duhet cekur se Interi kishte mundësinë që të kalonte i pari në epërsi, por Alexis Sanchez gaboi nga pika e bardhë.

Në ndeshjet tjera spikat fitorja e Lazios ndaj Fiorentinës (2-1), sikurse edhe ajo e Romës ndaj Crotonës (1-3).

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partisë së Fatmir Limajt të mërkurën i është bashkuar edhe…