Sampdoria ndal Interin

12 shtator 2021 | 15:46

Sampdoria dhe Interi i kanë ndarë pikët në përballjen e tyre që erdhi në kuadër të xhiros së tretë të Serie A-së.

Federico Dimarco kaloi Zikaltrit në epërsi në minutën e 18-të, ndërkaq Maya Yoshida i barazoi shifrat në minutën e 33-të.

Interi shkoi në pauzë me avantazh pasi Lautaro Martinez realizoi gol një minutë para fundit të pjesës së parë.

Mirëpo goli i Tommasso Aguellos në miutën e 47-të e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Kështu, Interi arrin në kuotën e shtatë pikëve në pozitën e dytë, teksa Sampdoria ka vetëm dy sosh në pozitën e 13-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përkujtuar Azem Hajdarin në…