Samsung bashkëpunon me Netflix në sezonin e dytë të “Emily in Paris”
Bukuroshja pariziane bashkohet me pajisjet dhe risitë më të fundit të Samsung
Samsung Electronics njoftoi bashkëpunimin e rradhës me gjigantin e transmetimit, Netflix, për të paralajmëruar publikimin e sezonit të dytë të serialit hit, “Emily in Paris”, prodhuar nga MTV Entertainment Studios. Seriali i nominuar për Emmy, i njohur për kremtimin e stilit ikonik parizian të shekullit të 21-të, ka bashkëpunuar me Samsung për të shfaqur teknologjinë premium për fansat e tij.
Në sezonin e parë, mjedisi i bukur dhe personazhet kryesisht pariziane u dhanë shikuesve një pasqyrë të stilit dhe kulturës franceze. Kjo ndjenjë u krijua nga kasti global, duke përfshirë personazhin ikonik të Sylvie Grateau. E luajtur nga ambasadorja e Samsung, Philippine Leroy-Beaulieu, Sylvie është shefja e protagonistes Emily dhe CMO i agjencisë së marketingut “Savoir”. Në sezonin e dytë, për t’u siguruar që ajo të jetë në krye të jetës së saj personale dhe profesionale, Sylvie ka zgjedhur Samsung Galaxy Z Flip 5G.
Por Sylvie nuk është e vetmja që përfiton nga stili dhe eleganca e Galaxy Z Flip 5G. Për të nisur sezonin e dytë, Samsung dhe Netflix do të sjellin stilin ikonik dhe teknologjinë inovative për fansat e “Emily in Paris” përmes një fushate të integruar; duke shfaqur reklama offline, përmbajtje në rrjetet sociale, personazhe influencues dhe një filtër TikTok që ofron një mënyrë të re për të shijuar serialin, përmes objektivit ikonik Galaxy Z Flip 5G. Filtri do t’i lejojë fansat e serialit të bëhen personazhi kryesor në posterin e tyre të animuar “Emily in Paris”. Përdoruesit e TikTok* mund të provojnë ‘Flip the Script’ TikTok Effect në platformë duke nisur nga data 28 dhjetor.
Benjamin Braun, CMO i Samsung për Evropën, tha: “Në Samsung, ne jemi gjithmonë në krye të kreativitetit dhe inovacionit. Ne jemi të gëzuar për bashkëpunimin me Netflix në sezonin e dytë të një prej serialeve të tyre më të suksesshme, Emily in Paris, dhe për të parë Sylvie duke përdorur Galaxy Z Flip 5G. Ne mezi presim ta zhvillojmë këtë partneritet më tej në të ardhmen”.
Linja e fundit e produkteve premium të Samsung ka kaluar kufijtë e inovacionit për fansat e “Emily in Paris”, duke shfaqur aftësinë e markave për të kombinuar stilin me inovacionin. Disa nga produktet e Samsung përfshijnë:
• Galaxy Z Flip 5G: Një telefon premium dhe inovativ, i zhvilluar për krijuesit e trendeve dhe ata që kryejnë shumë detyra, të cilët duan të kalojnë lehtësisht mes shkrepjes së një selfie të përsosur dhe dërgimit të një sërë email-esh, ose të shikojnë episodin e fundit teksa janë në lëvizje.
• Galaxy Watch3: Një pajisje moderne dhe funksionale që ju mundëson të gjurmoni të gjitha parametrat tuaja të shëndetit me një lëvizje të kyçit të dorës, duke e kthyer ecjen tuaj të përditshme në një pasarelë.
• The Serif: Një televizor i veçantë që ndërthur dizajnin ikonik dhe fotografinë befasuese për të transformuar çdo shfaqje ose film në përvojën më të mirë të shikimit, sikur po ecni vetë nëpër Musée D’Orsay.
• The Sero: Televizori revolucionar Sero është dizajni i parë në botë që ju mundëson të kaloni pa probleme midis përmbajtjes horizontale dhe vertikale, në mënyrë që të mund të shikoni me lehtësi Netflix.
• The Bespoke Cube: Një zgjidhje kompakte dhe shumëfunksionale e frigoriferit që mund të vendoset lehtësisht kudo në shtëpi, duke mbajtur çdo gjë, nga vera te produktet kozmetike.
• The Bespoke Fridge Freezer: Zgjidhja ikonë modulare e frigoriferit që ju sjell mundësinë e personalizimit dhe teknologjinë inovative në shtëpinë tuaj.
Sezoni i dytë i serialit “Emily in Paris” është tashmë i disponueshëm në Netflix.