“Samsung” dëshiron të blejë kompaninë që është kundër “Apple”
29 janar 2019
| 11:38
Sipas medieve të shumta ndërkombëtare, kompania “Samsung” po kërkon ta blejë kompaninë izraelite “Corephotonics”.
Vlera e kësaj kompanie shkon deri në 150 milionë dollarë. “Corephotonics” merret me modulin e zmadhimit të kamerave. Së fundmi ata janë duke punuar në zmadhimin e kamerave deri në 25x.
Kompania izraelite së fundmi ka hapur çështje gjyqësore kundër “Apple” pasi që pretendon që ka shkelur patentën e kamerës së dyfishtë.