Samsung Developer Conference 2021 zbulon epokën e re të inovacioneve

29 tetor 2021 | 15:54

Zhvilluesit, krijuesit dhe projektuesit eksploruan mënyra të reja për të krijuar me ekosistemin në rritje të Samsung

Samsung Electronics mbajti Samsung Developer Conference 2021 (SDC21), duke shënuar konferencën e parë virtuale të zhvilluesve për kompaninë. E hapur për konsumatorët, zhvilluesit dhe partnerët, Samsung njoftoi një sërë shërbimesh dhe produktesh për të formuar, dizajnuar dhe krijuar përvoja të pandërprera që integrohen lehtësisht me stilin e jetesës së sotme.

Gjatë eventit, Samsung theksoi që në fokus të zhvillimeve inovative janë përdoruesit. Në veçanti, kompania tregoi sesi avancimet në AI, IoT dhe siguri, funksionojnë së bashku me portofolin e gjerë të Samsung për të krijuar përvoja që përshtaten me mënyrën se si njerëzit jetojnë, duke nisur përfundimisht një epokë të re lidhjeje dhe bashkëpunimi.

“Ne jemi krenarë për punën që bëjmë në partneritet me komunitetin e zhvilluesve kreativ,” tha DJ Koh, CEO i Divizionit të IT dhe Komunikimeve Mobile, Samsung. “Ndërsa shoqëria bëhet më e lidhur me mjete dhe pajisje të reja, ne duam t’ua bëjmë jetën njerëzve më të lehtë dhe më të zgjuar – kudo që të jenë.”

Platforma të krijuara për përvoja që lidhen

Një platformë e fortë teknologjish në AI, IoT dhe siguri rrit përvojën e konsumatorit dhe përshpejton aftësinë e zhvilluesve për të ndërtuar aplikacione kreative. Samsung detajoi planet e saj për të forcuar teknologjitë kryesore të platformës si Bixby, SmartThings dhe Samsung Knox.

Gjatë fjalimit kryesor në SDC21, Samsung njoftoi përmirësime në Bixby, i cili është bërë një pikë qendrore e përvojës së përdoruesit për më shumë se 300 milionë pajisje Samsung. Bixby tani përdor on-device AI që e bën shërbimin deri në 35% më të shpejtë se më parë.

Për zhvilluesit, Samsung tregoi gjithashtu Platformën Bixby Home me të cilën, komandat zanore tani mund të ekzekutohen në mënyrë më inteligjente, duke marrë parasysh gjendjen dhe kontekstin e pajisjeve të ndryshme.

Samsung dha informacione të mëtejshme në lidhje me SmartThings, duke përfshirë mënyrën se si platforma do të integrohet plotësisht me Matter, standardi më i ri në pajtueshmëri me smart home. Matter zgjidh sfidat e ndërveprimit të zhvilluesve dhe me një listë të gjerë partnerësh, do të jetë katalizatori që e bën lidhjen e smart home më të lehtë. Softueri SmartThings Hub do të përfshihet gjithashtu në portofolin e produkteve Samsung, i cili përfshin televizorët Samsung Smart dhe frigoriferët Family Hub.

Gjatë fjalimit kryesor të SDC21, Samsung theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe filozofinë e saj të inovacionit për të përmirësuar sigurinë dhe privatësinë. Samsung është i përkushtuar të ofrojë një përvojë të qetë të konsumatorit dhe të garantojë që pajisjet dhe shërbimet e tij të jenë të sigurta. Platforma e sigurisë Samsung Knox ofron mbrojtje të integruar për më shumë se 100 milionë pajisje Samsung.

Samsung gjithashtu tregoi Parimet e tij të Privatësisë në SDC21, duke theksuar tre angazhimet që drejtojnë të gjithë inovacionin në kompani: Mbrojtja, Zgjedhja dhe Transparenca. Me këto parime, konsumatorëve, zhvilluesve dhe partnerëve u jepet informacion i nevojshëm për të marrë vendime se si menaxhohen të dhënat, përmes Privacy Portal. Në vazhdim, Samsung do të bashkëpunojë me ekspertë globalë të sigurisë.

Tizen e çon Smart TV në nivel tjetër

Bazuar në vizionin e saj “Ekranet Kudo, Ekrani për të Gjithë”, Samsung vazhdon të ndërtojë pozicionin e saj si lider botëror për televizorët duke zhvilluar përvoja të reja që përmirësojnë lidhjen, funksionalitetin dhe argëtimin gjithëpërfshirës. Në SDC21, Samsung prezantoi mënyra të ndryshme që televizorët Samsung po mundësojnë përvoja të reja, duke përfshirë:

  • Komunikimi me video bazuar në partneritetin me Google për t’i lejuar përdoruesit të shijojnë video call në televizorë
  • Samsung Health në televizorë inteligjentë që lidhet me një kamerë në internet për të analizuar lëvizjet dhe për të dhënë reagime në kohë reale gjatë një stërvitje.
  • Lojëra më realiste falë HDR10+

Për bizneset, Samsung do të lançojë Tizen for Business. Ky shërbim mbështet e-bords interaktive në shkolla, kioska në qendra tregtare, madje edhe ekrane në restorante, aeroporte dhe metro. Me portalet e reja të menaxhimit, bizneset mund të kryejnë monitorim dhe kontroll në kohë reale të ekraneve nga distanca.

Me Tizen TV Platform Licensing, prodhuesit që duan të prezantojnë një platformë televizive premium si Tizen mund ta bëjnë këtë shpejt me kosto minimale. Kjo u mundëson atyre të përdorin praninë e Tizen TV për të promovuar produktet e tyre në tregun e Smart TV dhe në fund të fundit, të ndihmojnë më shumë konsumatorë të shijojnë Tizen.

Inovacion në të gjithë ekosistemin e Galaxy

Samsung ofron një përvojë përdoruesi që plotëson nevojat e të gjithëve. Me një gamë të zgjeruar të llojeve të pajisjeve, zhvilluesit kanë shume mundësi për të inovuar në mënyra të reja.

Në SDC21, Samsung prezantoi One UI 4 të ri, versioni më i fundit i ndërfaqes së tij të përdoruesit për pajisjet mobile. One UI 4 do të sigurojë nivele të reja personalizimi për t’u mundësuar përdoruesve të krijojnë një përvojë dhe një pajisje që është vërtet e tyre. Ai kombinon veçoritë kryesore të privatësisë dhe sigurisë së Samsung me opsionet që përdoruesit të personalizojnë lejet në mënyrë që ata të kenë gjithmonë kontrollin e të dhënave të tyre kur përdorin një pajisje Samsung.

Samsung demonstroi mundësitë e One UI 4 për zhvilluesit në këtë ngjarje, veçanërisht për pajisjet e palosshme si Galaxy Z Fold3 dhe Z Flip3. Falë One UI 4, përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin veçori të tilla si Flex Mode dhe Multi-Active Window. SDC21 përfshiu gjithashtu një seancë për Galaxy Watch që shfaqi mjetet që ndihmojnë zhvilluesit për të ndërtuar aplikacione të reja në ekosistemin e aplikacionit të orës.

Samsung fton zhvilluesit dhe partnerët në udhëtimin e saj për të sjellë përvoja të reja dhe të sigurta. Për më shumë informacion rreth Samsung Developer Conference 2021 , ju lutemi vizitoni developer.samsung.com.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Web

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Rodgers do të jetë trajner i ri i Manchester United”.…