Samsung Electronics lançon globalisht monitorin e parë 240Hz 4K të lojërave në botë, Odyssey Neo G8

05 gusht 2022 | 11:35

Odyssey Neo G8 ofron shpejtësi rifreskimi 240 Hz me teknologjinë Quantum Mini LED

Samsung Electronics, një lider global në industrinë e monitorëve të lojërave, njoftoi disponueshmërinë globale të linjës së monitorëve të lojërave Odyssey të vitti 2022, G85NB dhe G75NB, duke përforcuar më tej pozitën si lider në industri në ofrimin e eksperiencave realiste të lojërave. G85NB – monitori i parë në botë i lojërave 240 Hz 4K – është i disponueshëm në një format 32 inç, duke ofruar cilësi super realiste të figurës, kohë reagimi të shpejtë dhe performancë premium.

“Samsung është i emocionuar të zbulojë monitorin më të shpejtë të lojrave 4K në botë për të hapur edhe më shumë mundësi dhe për të ofruar risi në treg, duke krijuar një përvojë të re, “tha Hyesung Ha, zëvendës Presidente Ekzekutive e Biznesit Visual Display në Samsung Electronics. “Lojtarët në fund e dëshirojnë atë përvojë gjithëpërfshirëse në unitet me karakterin dhe skenën e tyre, dhe Odyssey e mundëson këtë me karakteristikat superiore dhe cilësinë e figurës që i dhuron emocion lojëtarëve.”

Odyssey Neo G8 (G85NB) – I pakrahasueshëm në shpejtësi dhe rezolucion

Odyssey Neo G8 i ri 32 inç është monitori i parë dhe më i shpejtë në botë që kombinon një panel VA të lakuar 4K (3,840 x 2,160) 1000R që përmban teknologjinë Quantum Matrix, me ritëm rifreskimi super të shpejtë 240 Hz dhe kohë përgjigjeje 1ms (GtG ). Rezolucioni 4K mbështetet gjithashtu nga një gamë ngjyrash deri në 95% të gamës së ngjyrave DCI-P3. Dizajni i Neo G8 u frymëzua nga stili ikonik i Odyssey Neo G9, duke ofruar një pamje të jashtme ‘cool’, të shoqëruar me karakteristika premium të performancës së lojërave.

Së bashku me AMD FreeSync Premium Pro, ritmi i jashtëzakonshëm i rifreskimit 4K 240Hz i monitorit të lojrave dhe koha e përgjigjes jashtëzakonisht e ulët prej 1ms i lejojnë lojtarët të marrin saktësinë e botës reale për të maksimizuar potencialin e tyre dhe për të konkurruar në nivelin më të lartë në çdo mjedis lojrash. Neo G8 përdor gjithashtu teknologjinë Quantum Mini LED, duke mundësuar kontroll jashtëzakonisht të imët dhe të saktë të LED-ve, duke siguruar që lojtarët të shohin skenat e errëta dhe të ndritshme ashtu siç janë projektuar. Përveç kësaj, Quantum HDR 2000 me një ndriçim maksimal prej 2000 nit dhe një raport kontrasti statik million-to-one nxjerr në pah edhe detajet më të vogla.

Ndriçimi CoreSync që gjendet në pjesën e pasme të monitorit zbulon automatikisht ngjyrat në ekran dhe i projekton ato në jetën reale.

Odyssey Neo G8 është ndërtuar gjithashtu për të ofruar një gamë të gjerë karakteristikash inovative për të përmirësuar çdo përvojë të lojës. Monitori është i pajisur me teknologjinë e re të ekranit të quajtur Matte Display, e cila ofron mbrojtje kundër shkëlqimit dhe kundër reflektimit, duke minimizuar shpërqendrimet dhe duke i mbajtur përdoruesit të fokusuar në përmbajtjen që po shfaqet. Plus, monitori ofron një bazë të rregullueshme në lartësi (HAS), si dhe funksione ‘Swivel and Tilt’ për efikasitet ergonomik dhe montim në përputhje me Shoqatën e Standardeve të Elektronikës Video (VESA). Përdoruesit mund të personalizojnë hapësirën e tyre për rehati dhe produktivitet maksimal, të mbështetur nga fleksibiliteti i Neo G8.

G85NB u njoh kohët e fundit për teknologjinë e tij inovative dhe u shpall fitues i ‘CES 2022 Best of Innovation’, si dhe u nderua me çmimin ‘CES 2022 Innovation’ në kategorinë e lojërave.

Odyssey Neo G7 (G75NB) – Përfshihu me teknologjinë premium Mini-LED

Samsung zgjeron linjën e tij të monitorëve të lojrave Odyssey me Odyssey Neo G7 të ri, një monitor 32 inç 4K (3840 x 2160) me ofertë paneli VA të lakuar 1000R, një shpejtësi rifreskimi 165Hz dhe kohë përgjigjeje 1ms (GtG), duke ofruar një performancë premium.

Kjo performancë mundësohet nga shumë veçori të njejta si modeli Odyssey Neo G8, duke përfshirë AMD FreeSync Premium Pro, teknologjinë Quantum Mini LED, si dhe Quantum HDR 2000 me shkëlqim maksimal 2000 nit dhe një raport kontrasti statik million-to-one për një eksperiencë superiore që i fut lojtarët në botën virtuale të çdo loje që ata luajnë.

Gjithashtu, ndriçimi CoreSync që gjendet në pjesën e pasme të monitorit, i jep jetë përmbajtjes me ngjyra të ndritshme dhe të gjalla që krijojnë përvoja më të paharrueshme.

Mbështetja ergonomike, përveç Auto Source Switch+, siguron që monitori të funksionojë për përdoruesit dhe të heq çdo fërkim gjatë përdorimit për performancë maksimale, produktivitet dhe rehati. Lojtarët gjithashtu mund të arrijnë në përmbajtjen e tyre më shpejt, pa pasur nevojë të kalojnë nëpër hyrje të shumta, mjafton që të ndezin PC-në që monitori ta njohë menjëherë.

Monitorët e lojërave Samsung Odyssey G85NB, G75NB janë të disponueshëm dhe në Shqipëri me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 1499 EUR për modelin G85NB, ndërsa modeli G75NB është i disponueshëm me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 1299 EUR. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AKP-ja ka larguar nga shitja 6 asete me kërkesë të…