Samsung fton fansat të përjetojnë epokën e re të Galaxy AI në hapësirat eksperimentale Galaxy
Hapësirat eksperimentale në tetë qytete do t’i lejojnë përdoruesit të përjetojnë veçoritë e reja të Galaxy AI në pajisjet e reja Samsung Galaxy
Samsung Electronics ka mundësuar hapësira të reja për të përvojëtuar nga afër risit e Galaxy në të gjithë botën për të treguar se si Galaxy AI ofron mënyra të reja për t’u ndërlidhur, krijuar dhe luajtur. Galaxy Experience Space do të jenë të disponueshme pas eventit Galaxy Unpacked dhe përdoruesit do të kenë mundësinë të prekin risitë më të fundit të Samsung në disa qytete, duke përfshirë Bangkok, Barcelona, Berlin, Dubai, Londër, Nju Jork, Paris dhe Seul.
“Samsung Galaxy fuqizon përdoruesit me përvoja të reja dhe mënyra të reja për të bërë atë që duan. Me Galaxy AI, ne po ripërcaktojmë atë që është e mundur në pajisjet celulare, “tha Stephanie Choi, EVP dhe Shef i Marketingut të Biznesit Mobile Experience në Samsung Electronics. “Këto hapësira do t’u japin fansave të Galaxy mundësinë e parë për të parë një epokë të re inovacioni dhe ne mezi presim të shohim se si Galaxy AI do t’i fuqizojë njerëzit për të shpalosur potencialin e tyre.”
Menjëherë pas aksesit në këto hapësira, vizitorët do të dinë se kanë hyrë në një botë mundësish, të mundësuar nga Galaxy AI. Gjithçka që vizitorët do të përjetojnë do të jetë e disponueshme për ta shumë shpejt në pajisjet më të reja të Galaxy. Ndërsa vizitorët lëvizin midis zonave ndërvepruese dhe gjithëpërfshirëse, ata do të shohin se si Galaxy AI përforcon aktivitetet e përditshme si kurrë më parë, nga zbulimi i vendeve të reja deri shpërndarja e përmbajtjes, madje edhe tek komunikimi përmes barrierave gjuhësore[1].
Në çdo rajon, vizitorët do të përjetojnë ndjesi të ndryshme në atë që Galaxy ka për të ofruar. Të preferuarat e fansave si Nightography dhe lojërat do të magjepsin vizitorët, duke frymëzuar mënyra të reja për të qenë kreativ dhe për të luajtur me teknologjinë më të fundit.
Vendet e Galaxy Experience Space:
- Bangkok: 18 janar deri më 11 shkurt në Central Ladprao, 1691 Phahonyothin Road, Chatuchak 10900, Bangkok, Tajlandë
- Barcelona: 15 shkurt deri më 29 shkurt në Plaza Catalunya, L’Eixample, 08002 Barcelona, Spanjë
- Berlin: 17 janar deri më 14 shkurt në Mall of Berlin, Leipziger Platz 12, D-10117 Berlin, Gjermani
- Dubai: 18 janar deri më 14 shkurt në Dubai Mall, Bulevardi Mohammed Bin Rashid, Downtown Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
- Londër: 17 janar deri më 14 shkurt në Westfield White City, 1081 Ariel Way, London W12 7GF, U.K.
- Nju Jork: 17 janar deri më 16 shkurt në 50 W. 34 St., New York, NY 10001, U.S.
- Paris: 17 janar deri më 14 shkurt në Westfield La Defense, 15, Parvis de la Défense, Puteaux 92092, France
- Seul: 18 janar deri më 12 shkurt në Times Square, 15 Yeongjung-ro, Yeongdeungpo-gu, Seoul / Shinsegae Central City, 176 Sinbanpo-ro, Seocho-gu, Seoul, Korea
[1] Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës.