Samsung ofron pajisjet ideale për hapësirat e vogla
Punët e përditshme, si sistemi i shtëpisë, larja e rrobave apo ajo e enëve është një nga shkaqet kryesore të debateve në çift. Më shumë sesa vështirësia e këtyre punëve, problem është ndarja e këtyre të fundit dhe sesa shpesh duhen bërë këto detyra. Në periudhën e dimrit, larja e tharja e rrobave është një stres më vete, duke marrë parasysh sasinë e pulovrave e rrobave të trasha që duhet të lajmë çdo javë. Moti nuk është në anën tonë, kur bëhet fjalë për tharjen, ndaj ajo që shohim më shumë shpesh tek hapim derën e dhomës apo të banjos është një pirg me rroba që presin të lahen apo hekurosen. Proceset e gjata, larja jo efikase është shqetësim më vete, por jo kur bëni një investim të zgjuar në elektroshtëpiake, që janë bërë për të zgjatur.
Lavatriçja seria 5 Ecobubble™ dhe tharësja e rrobave seria 9 me teknologjinë Hygiene Care 9kg që Samsung ka lançuar do të jetë zgjidhja e të gjitha problemeve tuaj të mësipërme.
Nëse më parë qëllimi kryesor i një lavatriçeje ka qenë thjesht larja e rrobave, në ditët e sotme, shumë prej nesh kërkojn një pajisje që kursen gjithashtu energji, që ka procese të larjes inteligjente, të kursejë ujë dhe të mos dëmtojë rrobat. Pikërisht Samsung me serinë e re të lavatriçes, kujdeset që këto e të tjerë kërkesa të plotësohen në mënyrë rigoroze.
Lavatriçja seria 5 Ecobubble™ jo vetëm që kujdeset për rrobat, kursen energji, por ka procese të larjes efektive me inteligjencën artificiale Ecobubble™. Ky proces, dikton llojin e materialit dhe optimizon sasinë e flluskave, kohën e larjes, temperaturën dhe shpejtësinë e rrotullimit. Ecobubble™ e kthen detergjentin në flluska, prandaj depërton me shpejtësi në pëlhurë dhe përmirëson heqjen e papastërtive. Falë këtij procesi reduktohet gjithashtu përdorimi i energjisë dhe mbron ngjyrën dhe teksturën e rrobave me mirë.
Për ciklet që funksionojnë në modalitetin AI Energy uke përdorur Ecobubble™ për t’u larë me ujë të ftohtë në vend të nxehtë janë ndër veçoritë kryesore të lavatriçes seria 5 Ecobubble™. Madje tani që jemi në dimër, teknologjia SpaceMax™ krijon gjithashtu më shumë hapësirë brenda, në mënyrë që të lani më shumë, duke përfshirë batanijet apo kuvertat.
Tharësja e rrobave Samsung seria 9 është në po të njëjtin nivel, duke ndryshuar një herë e mirë procesin e tharjes. Kjo pajisje eleminon bakteret, ka procese të ndryshme për të tharë rrobat tuaja, madje edhe në 35 minuta. Teknologjia e pompës së nxehtësisë ofron një mënyrë efikase në energji, me kosto efektive dhe delikate për tharjen e rrobave. Është vlerësuar me A+++ në energji sepse përdor “agjent ftohës” në vend të energjisë elektrike për të ngrohur ajrin dhe riciklon ajrin e ngrohtë për të shmangur harxhimin e energjisë.
Cikli Hygiene Care higjienizon si rrobat e thata, ashtu edhe ata të lagur, pa ndikuar në performancën e tharjes. Duke i zhytur në nxehtësi me temperaturë të lartë gjatë tharjes, tharësja eliminon 99,9% të baktereve.
Efikasitet i lartë, zhurmë minimale, performancë afatgjate, janë vetëm nga disa fjalët që përshkruajnë këto pajisje.