“Samsung” preket nga pandemia
Kompania “Samsung Electronics” bëri me dije se pritet që fitimi të bjerë në 3-mujorin e tanishëm, për shkak të një rënie të shitjeve të telefonave inteligjentë dhe televizorëve.
Ryan Brooks raporton se kjo situatë lidhet drejpërsëdrejti me situatën e krijuar nga virusi.
Por nga ana tjetër, biznesi i çipave ka pësuar një rritje, pasi njerëzve u është urdhëruar të punojnë nga shtëpia.
Shërbimet e transmetimit, blerjet në internet si dhe aplikacionet në Cloud, të lidhura me punën në distancë dhe mësimin online kanë rritur kërkesën për çipat Samsung.
Mendohet se pavarësisht rritjes së kërkesës për çipa, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme që fitimi i kompanisë të mos bjerë.
Në deklaratën e saj, Samsung iu bashkua gjigandëve të tjerë të teknologjisë, duke paralajmëruar se si pasojë e pasigurisë të krijuar nga pandemia, kjo lloj industrie mund të vuajë për pjesën tjetër të vitit. /tvklan.al/