Samsung prezanton bashkëpunimin me Warner Bros. Pictures për filmin Aquaman and The Lost Kingdom x SmartThings

15 dhjetor 2023 | 12:15

Në këtë sezon festash Samsung do të sjellë publikimin e filmit të ri të Warner Bros. Pictures, Aquaman and The Lost Kingdom, me një trailer ekskluziv 8K dhe Aquaman’s SmartThings Kingdom në Samsung.com

Publikimi i filmit Aquaman and The Lost Kingdom këtë dhjetor do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të vitit. Sot, përpara publikimit të filmit, Samsung Electronics njofton bashkëpunimin e tij ekskluziv me Warner Bros. Pictures. Bashkëpunimi për sezonin festiv përbëhet nga dy faza; përfshirja globale globale dhe një aktivizim digjiital evropian: Aquaman’s SmartThings Kingdom. Fushata do të jetë e aksesueshme  në të gjithë ekosistemin dhe kanalet e Samsung.

Benjamin Braun, Shefi i Marketingut për Samsung Europe tha: “Partneriteti me Warner Bros në Aquaman and the Lost Kingdom, një nga ekskluzivitetet e tyre më të mëdha, është i mahnitshëm. Duke treguar se çfarë mund të bëjë SmartThings, i kombinuar me superfuqitë e Aquaman, ky film do t’u japë klientëve një përvojë të paharrueshme. Mundësia që do t’ju jepet klientëve për të parë trailerin ekskluziv zyrtar të filmit në 8K është një mënyrë e shkëlqyer për të zbuluar më shumë rreth “The Lost Kingdom”.

Me pritjen për publikimin zyrtar ndërkombëtar të filmit në ekranin madhështor më 20 dhjetor dhe më 22 dhjetor në Amerikën e Veriut, traileri zyrtar i filmit Aquaman and The Lost Kingdom do të jetë i disponueshëm ekskluzivisht në televizorët Samsung në dyqanet e shitjes me pakicë për blerësit për ta parë në cilësinë mahnitëse 8k. Si pjesë e një partneriteti më të gjerë të përmbajtjes 8K midis Samsung dhe Warner Bros. Pictures, ky prezantim është mjaft emocionues në përmbajtjen 8K që do të shfaqë aftësitë e Samsung Neo QLED 8K, duke i emocionuar konsumatorët për të parë filma në cilësi kinematografike përpara daljes së tyre.

Faza e shitjes me pakicë do t’i lejojë klientët të jenë heronjtë e shtëpive të tyre, duke theksuar këtu edhe modalitetin e makinave larëse Samsung për të ndihmuar në reduktimin e energjisë deri në 70% kur përdorni SmartThings AI Energy Mode[1].[2] I lançuar në të gjithë Evropën nga 11 dhjetori 2023, Aquaman SmartThings Kingdom në Samsung.com do t’i çojë klientët në një udhëtim nëpër Mbretërinë e Aquaman. Vizitorët në faqen e dedikuar mund të eksplorojnë gjithashtu se si mund të përdorin modalitetin SmartThings Find për të gjetur vendndodhjen e pajisjes së tyre si,  Galaxy Z Flip5 ose pajisjet e tjera të çmuara, të përdorin SmartThings Energy[3] për të monitoruar përdorimin e energjisë ose të përdorin Jet Live në Jet Bot AI + Robot vakum për të kontrolluar kafshët tuaja shtëpiake ndërsa jeni jashtë.

Për më tepër, fansat mund të blejnë pamjen përpara publikimit të filmit përmes Aquaman SmartThings Kingdom në Samsung.com dhe mediat sociale në Evropë.

[1] Disponueshmëria varion sipas tregut.

[2]Bazuar në testimin e proçesit të larjes  WW11BB944AGB në 40 gradë me modalitetin e energjisë AI të aktivizuar në krahasim me proçesin e larjes pa asnjë opsion AI Energy Mode.

[3]Opsioni AI Energy Mode ofrohet përmes aplikacionit SmartThings në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet lidhje Wi-Fi dhe llogari në aplikacionin Samsung. Programi mund të zbatohet kur temperatura e larjes e zgjedhur për ciklin është 20 ~ 40 °C (duke përjashtuar ciklet e ftohta si Super Eco Wash).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar unitet të spektrit…