Samsung prezanton Bespoke AI Laundry me AI Home për një kujdes më inteligjent dhe efikas të rrobave

27 mars 2025 | 12:36

Kompania shton ekranet edhe te lavatriçet dhe tharëset, duke avancuar vizionin “Screens Everywhere”
Përdorimi bëhet edhe më i lehtë falë përmirësimeve të AI Wash+ dhe AI Dry+
Samsung Electronics njoftoi lançimin e lavatriçeve dhe tharëseve të tij më të reja – Bespoke AI Laundry me AI Home – të cilat integrojnë ekrane dhe dizajnin Bespoke për të përmirësuar përvojën e përdoruesit.
Lavatriçet dhe tharëset Bespoke vijnë në madhësi të ndryshme dhe me metoda të ndryshme ngrohjeje për të përmbushur nevojat e një gamë të gjerë klientësh në rajone të ndryshme. Ato ofrohen si në kapacitete të mëdha ashtu edhe në të vogla, duke i bërë të përshtatshme për stile të ndryshme jetese dhe familje. Për të përmbushur nevojat e ambienteve të ndryshme në mbarë botën, Samsung sjell gjithashtu tharësen me dy metoda ngrohjeje – me ventilim dhe me pompë nxehtësie.
Këtë vit, produktet Bespoke AI Laundry përfshijnë ekranet AI Home 7”, duke zgjeruar vizionin e Samsung “Screens Everywhere”, i prezantuar për herë të parë në CES 2025. Këto ekrane ofrojnë kontroll intuitiv dhe monitorim të informacionit kyç mbi procesin e larjes, si ciklet e larjes dhe nivelet e mbetura të detergjentit. Ato gjithashtu mësojnë zakonet e përdoruesve dhe marrin parasysh nevojat sezonale dhe periodike, duke sugjeruar cikle të përshtatshme për të lehtësuar procesin e zgjedhjes së ciklit të duhur.
AI Home shërben gjithashtu si një qendër inteligjente, duke i mundësuar përdoruesve të monitorojnë dhe kontrollojnë pajisjet e lidhura, si dhe të shijojnë video apo muzikë online.
“Lançimi i vitit të kaluar i Bespoke AI Laundry Combo shënoi fillimin e integrimit të ekraneve në produktet tona, duke u ofruar përdoruesve akses në informacion thelbësor mbi larjen dhe menaxhimin e shtëpisë,” thotë Jeong Seung Moon, EVP dhe Drejtues i Ekipit të Kërkimit dhe Zhvillimit për Biznesin e Pajisjeve Digjitale në Samsung Electronics. “Këtë vit, jemi të emocionuar të prezantojmë linjën e plotë të Bespoke AI Laundry, e cila plotëson nevojat e një game më të gjerë klientësh dhe u mundëson atyre të përfitojnë nga këto ekrane praktike.”
Kombinimet Bespoke AI Washer & Dryer janë krijuar për të thjeshtuar rutinën e larjes me algoritme të avancuara AI dhe sensorë inteligjentë, duke optimizuar performancën e larjes dhe tharjes ndërsa përmirësojnë efikasitetin energjetik. AI Wash dhe AI Dry janë përmirësuar në AI Wash+ dhe AI Dry+, me aftësi të zgjeruara të identifikimit të materialeve për të siguruar një larje dhe tharje efikase e me cilësi të lartë për një gamë më të gjerë pëlhurash.
Së bashku me kombinimin e lavatriçes dhe tharëses, po prezantohet gjithashtu një model kombinim lavatriçe-tharëse me kapacitet të madh , i krijuar për ata përdorues që kërkojnë një pajisje kompakte “të gjitha në një”, e cila mund të kryejë të dyja funksionet duke zënë pak hapësirë. Ky model i kombinuar përfshin AI Home, AI Wash+ dhe AI Ecobubble™, ashtu si lavatriçja, ndërsa tharjen e rrobave e realizon përmes një metode kondensimi.
Kombinimi i lavatriçes dhe tharëses 24 inç me kapacitet të vogël rrit efikasitetin e larjes
Pas prezantimit të Bespoke AI Washer në IFA 2024, kombinimi i lavatriçes dhe tharëses 24 inç me kapacitet të vogël do të lançohet në Europë më vonë këtë vit. Ashtu si versioni me kapacitet të madh, edhe ky model përfshin ekranin 7” AI Home, duke ofruar kontroll intuitiv dhe funksione të avancuara lidhjeje për një audiencë më të gjerë.
Lavatriçja, e ndërtuar për të qenë shumë efikase dhe në përputhje me nevojat e tregut europian, konsumon deri në 55% më pak energji sesa kërkesat minimale të efikasitetit për klasën A . Ajo ofron pastrim të plotë duke optimizuar përdorimin e ujit dhe detergjentit me AI Wash, ndërsa teknologjia AI Ecobubble™ siguron një larje të butë dhe rrit efektivitetin e largimit të njollave. QuickDrive™, i disponueshëm me 11 cikle të ndryshme larjeje, mund të shkurtojë kohën e larjes deri në 50% pa komprometuar performancën e pastrimit.
Tharësja e përshtatshme për këtë model përfshin AI Dry+, e cila arrin tharje precize duke identifikuar katër lloje pëlhuras – normal, xhins, peshqirë dhe sintetike. Kjo i mundëson makinerisë të kryejë tharjen me saktësi , duke reduktuar konsumin e energjisë deri në 10% dhe kohën e tharjes deri në 15% . QuickDrive™ është gjithashtu një veçori e dobishme për ata që duan të thajnë rrobat shpejt dhe me kujdes, duke shkurtuar kohën e tharjes deri në 35% falë rregullimeve automatike të kompresorit inverter.
Me prezantimin e këtyre produkteve të reja, Samsung vazhdon të zgjeroj kufijtë e inovacionit, duke ofruar pajisje inteligjente, efikase dhe estetikisht të këndshme, të cilat thjeshtojnë jetën e përditshme dhe rrisin komoditetin e përdoruesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e 27 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do…