Samsung prezanton veprat e artit me famë botërore në televizorët The Frame përmes bashkëpunimit me Muzeun Metropolitan të Artit
Nga Van Gogh në Egjiptin e lashtë, tani përdoruesit e Samsung Art Store mund të zgjedhin nga 38 vepra arti me famë botërore
Samsung Electronics njoftoi se po bashkëpunon me Muzeun Metropolitan të Artit të Nju Jorkut për të sjellë disa nga veprat më të çmuara të artit të muzeut në modelin e televizorëve, The Frame. Përzgjedhja e veprave ikonë të artit të “Met” do të zbulohet sot në “Samsung Art Store” dhe u mundësoj përdoruesve të televizorëve The Frame të transformojnë vazhdimisht çdo hapësirë, duke shfaqur më shumë se 2300 pjesë të artit në formë digjitale, nga vepra e artistëve më të njohur në këtë fushë.
Përdoruesit e “Samsung Art Store” mund të përzgjedhin të shfaqin në ekranet e tyre, 38 pjesë nga një gamë të gjerë midis veprave të njohura të artit nga Met, duke përfshirë kulturën amerikane, artin aziatik dhe egjiptian, pikturat evropiane, artin islamik, e shumë të tjerë. Veprat e përzgjedhura në Samsung Art Store, u përzgjodhën nga Daria Greene, konsulente e artit. Kjo platformë digjitale përmban riprodhime të veprave të njohura artit nga një sërë kulturash dhe periudhash të ndryshme kohore, me rezolucion të lartë. Veprat ikonike të zgjedhura janë aktualisht në pamje e The Met, në New York City.
Përdoruesit e “Samsung Art Store” mund të shfaqin veprat e preferuara të artit në shtëpitë e tyre, duke përfshirë: pikturën e Edgar Dega-sit, “ Klasa e baletit “(rreth vitit 1874); Vincent Van Gogh-ut “Luledielli” (në vitin 1887); piktura e Paul Cézanne “Jetë me portokalle dhe me aguliçe” (rreth vitit 1890); si edhe Georges Seurat Detaje nga Ciku Sideshow (Parade du Cirque) (midis viteve1887–88). Përdoruesit e linjës së televizorëve The Frame gjithashtu mund të përzgjedhin të shfaqin në ekranet e tyre forma të tjera të artit, si një amuletë egjiptiane (rreth viteve 1070-664 p.e.s.), thesare mesjetare duke përfshirë “Një brirëshi në oborr” (midis viteve 1495-1505), tekstilin e famshëm francez dhe holandez jugor nga Unicorn Sixhade. Gjithashtu, veprat e njohura të artit japonez si Katsushika Hokusai” Nën urën Mannen në Fukagawa” (rreth viteve 1830–32) si dhe Biografia e ilustruar koncize e murgut nga Utagawa Kuniyoshi’s “ Duke neutralizuar stuhinë në det” (midis viteve 1835–36). Koleksioni përmban gjithashtu disa vepra arti historike të rëndësishme amerikane nga Emanuel Leutze, “Washington duke kaluar Delaware” (në vitin 1851).
“Që nga themelimi i tij në vitin 1870, The Met i është përkushtuar pranisë së artit dhe kulturës në jetën e përditshme të vizitorëve dhe entuziastëve të artit në mbarë botën,” tha Josh Romm, Shefi i Licencimit dhe Partneriteteve Globale në The Met. “Bashkëpunimi ynë me Samsung e çon këtë mision në një tjetër nivel, në një mënyrë të re dhe moderne, duke i lejuar konsumatorët të shijojnë veprat ikonike nga koleksioni The Met në shtëpi e tyre. Ndërsa përdoruesit eksplorojnë përzgjedhjen e veprave të ndryshme të artit, ky program do të krijojë një dialog të ri rreth artit, krijimtarisë dhe teknologjisë.
Objektivi i “The Met” në bashkëpunimim me Samsung Art Store Met është të prezantoj artin dhe kulturën përmes koleksioneve të tij, në një nga platformat digjitale më të mëdha të këtij lloji. Duke shfaqur artin nga muzetë dhe galeritë anembanë botës te përdoruesit e televizorëve The Frame në 42 vende. Samsung Art Store ofron vepra ikonike të artit, nga mjeshtrit e vjetër duke përfshirë Botticelli, Leonardo, Goya, Van Gogh deri te artistët bashkëkohorë si Shinique Smith dhe shumë të tjerë përmes programe të ndryshme mujore.
“Samsung Art Store është i nderuar të bashkëpunojë me Muzeun Metropolitan të Artit për të sjellë veprat e artit me famë botërore në miliona shtëpi në mbarë botën,” tha Sang Kim, EVP dhe Drejtor i Përgjithshëm i Biznesit të Shërbimit të Amerikës së Veriut, Samsung Electronics. “Në Samsung, po punojmë vazhdimisht për të ripërcaktuar përvojën e argëtimit përmes inovacionit teknologjik dhe ndihemi krenar të bashkëpunojmë me një institucion kaq ikonik për t’u mundësuar përdoruesve që për herë të parë të shijojnë veprat e artit kulturor të ‘The Met’ përmes një kanavacë në formë digjitale nga komoditeti i shtëpive të tyre.”
Samsung Art Store është i disponueshëm ekskluzivisht në modelin e televizorëve Samsung “The Frame”. Një televizor me rezolucion 4K, me një miliardë nuanca ngjyrash dhe dizajnë në formë kornize, që ofron pamje gjithëpërfshirëse kur është i ndezur dhe art kur është i fikur. Ekrani i tij mat në mënyrë drastike zvogëlon reflektimet e dritës për një përfundim të ngjashëm me kanavacët, perfekte për ekspozimin e koleksioneve të veprave digjitale nga Samsung Art Store, së bashku me fotografitë personale apo veprave artistike. Përdoruesit mund të zgjedhin nga koleksi kornizën e televizorit, të cilët janë të ngjashme me kornizën e fotografive, në mënyrë që të personalizojnë hapësirën e tyre dhe mund të përshtatni montimin e televizorit në mur falë opsionit të ri me rrotullim automatik, në pozicion vertikal ose horizontal, në mënyrë që të gjitha veprat mahnitëse të artit të mund të shihen pikërisht në mënyrën e duhur.
RRETH Muzeut Metropolitan të Artit
Muzeu Metropolitan i Artit u themelua në vitin 1870 nga një grup qytetarësh amerikanë, biznesmenë dhe financierë, si dhe artistë dhe mendimtarë kryesorë të kohës, të cilët donin të krijonin një muze për të sjellë artin dhe edukimin e artit për popullin amerikan. Sot, The Met shfaq dhjetëra mijëra objekte që datojnë nga 5000 vjet nga e gjithë bota, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë ti përjetojnë. Muzeu ndodhet në dy vende ikonike në qytetin e Nju Jork-ut, Met Fifth Avenue dhe The Met Cloisters. Miliona njerëz gjithashtu marrin pjesë në përvojën e Met në internet. Që nga themelimi i tij, The Met ka aspiruar gjithmonë të jetë më shumë se një thesar i objekteve të rralla dhe unike. Çdo ditë, në galeritë e Muzeut prezantohen vepra të artit përmes ekspozitave dhe ngjarjeve të tij, duke shfaqur ide të reja, madje edhe ndërlidhje midis kohës dhe kulturave.