“Samsung” synon të shesë 320 milionë smartfonë
03 janar 2018
| 12:11
Sipas një raporti të ri nga Korea e Jugut, gjiganti i teknologjisë “Samsung” synon të shesë 320 milionë smartfonë për këtë vit.
Ndër synimet tjera të kompanisë, përfshinë edhe 40 milionë telefona, 20 milionë tabletë dhe 5 milionë pajisje dore, transmeton Koha.net.
Vlen të theksohet se plani i shitjes së smartfonëve të “Samsungut” për vitin 2018 është i ngjashëm me atë që ka arritur kompania në vitin që lëmë pas.
Nëse ndodh që kjo shifër të mos rritet, atëherë “Samsung” do të vazhdojë të jetë lider në tregun e smartfonëve. “Apple” dhe “Huawei” gjatë vitit 2017 kanë shitur rreth 200 dhe 150 milionë smartfonë.