Samsung vlerësohet si lider i teknologjisë dhe inovacionit nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorit
Produktet Samsung janë vlerësuar me çmimin e inovacionit CES® 2024, si lider në teknologji
Samsung Electronics një lider global në teknologji, njoftoi se një sërë kategorish produktesh Samsung kanë marrë vlerësime të shumta, si CES® 2024 “Innovation Award”.
Këto çmime nënkuptojnë se Samsung njihet tashmë si lider i teknologjisë dhe inovacionit edhe nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorit (CTA)® për angazhimin e tij në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve që sjellin një vizion të ri të së ardhmes. Ato shërbejnë gjithashtu si një shenjë e risive pozitive që do të vijnë, nga një kompani që është e etur për të ndërtuar mbi vizionin e tij për një botë më të përparuar, më të qëndrueshme dhe për më tepër të ofrojë edhe më shumë risi epike në vitin e ardhshëm.
Samsung mori vlerësime në kategoritë e ndryshme të produkteve[1], duke përfshirë celularët, TV, audio, projektorë, monitorë dhe pajisje shtëpiake. Ky vlerësim ilustron se si nga zhvillimet inovatore në telefonat inteligjentë të palosshëm, tek mënyrat se si i ndihmon njerëzit dhe i lehtëson ata duke iu përshtatur stilit të tyre të jetesës. Samsung po zgjeron kufijtë e tij dhe po ofron përvoja më të lidhura, të personalizuara dhe të përshtatshme për klientët e tij.
CES® 2024, ngjarja më e madhe dhe më me ndikim e teknologjisë në botë, do të zhvillohet nga data 9 janar deri në datën 12 janar në Las Vegas, Nevada.
Të vlerësuar me “Çmimi i Inovacionit”:
Galaxy Z Fold5 për imazhe/fotografi digjitale dhe pajisje celulare, aksesorë dhe aplikacione – Samsung Galaxy Z Fold5 krenohet me një përvojë të pakrahasueshme të telefonave të palosshme, me aftësi të kamerës pro-grade dhe performancë më të fuqishme dhe inteligjente, të cilat vijnë në dizajn më të hollë krahasuar nga e gjithë seria Galaxy Fold, falë menteshës të ridizajnuar Flex.
I palosur apo jo, Galaxy Z Fold5 kombinon më së miri punën dhe lojën. Thjesht kaloni midis prezantimit, shënimeve dhe kalendarit tuaj me përvojën tonë të thjeshtë falë aksesit në shumë dritare njëkohësisht. Një formë tjetër përdorimi është shndërrimi i tij i ngjashëm me PC-në me Taskbar. Ju gjithashtu mund të shkrepni foto pa duar falë këndeve të krijuara me FlexCam.
Seritë Galaxy Watch6 për Fitnes dhe Sport – Galaxy Watch6 dhe Galaxy Watch6 Classic i ri ofrojnë udhëzime të personalizuara në lidhje me shëndetin, në një dizajn të përmirësuar dhe aplokacioneve të shtuara, të gjitha të aksesueshme nga kyçi i dorës.
Duke ofruar një angazhim më të sofistikuar për monitorimin e avancuar të shëndetit, seria Galaxy Watch6 ofron një numër të madh të udhëzimeve shëndetësore holistike, duke filluar nga trajnimi për gjumin dhe fitnesin deri te njohuritë mbi ushqimin. Është pjesë e filozofisë së Samsung të ofrojë mënyra të reja dhe të përshtatshme për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë më mirë shëndetin dhe gjendjen e tyre fizike dhe të ndërmarrin veprime për tu përmirësuar më tepër.
Galaxy Buds FE kufje dhe audio personale – Pajisjet Samsung Galaxy FE përmbushin nevojat e përdoruesve në dizajnin dhe performancën e tyre, duke ofruar veçori të shkëlqyera. Galaxy Buds FE vazhdon traditën e tij për të ofruar risit më të fundit Galaxy
Përvoja e dëgjimit me Galaxy Buds FE mundëson tingull të shkëlqyer me bas të fuqishëm, si dhe eleminimtë avancuar të zhurmës (ANC) dhe thirrje më të qarta. Me dizajnin ergonomik dhe madhësi të ndryshme, Galaxy Buds FE përshtatet në mënyrë komode dhe të sigurt, ndërsa çiftohet pa probleme me pajisje të tjera Samsung, duke përfshirë smartphone-in, tabletin, PC-në, madje edhe televizorin me një çmim të shkëlqyeshëm.
Samsung Health për pajisjet celulare, aksesorët dhe aplikacionet – Samsung është i përkushtuar për t’u ofruar përdoruesve mjete të reja inovative që përmirësojnë jetën e tyre. Me Samsung Health, përdoruesit mund të përfitojnë nga veçoritë e reja inovatore shëndetësore në serinë Galaxy Watch duke marrë njohuri rreth mirëqenies si kurrë më parë.
Samsung Health ofron një përvojë shëndetësore më të personalizuar dhe intuitive. Kjo përfshin një analizë në kohë reale të vrapimit tuaj, monitorimit të parametrave shëndetësore dhe dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. Pavarësisht nga qëllimet tuaja të shëndetit, Samsung Health është krijuar për t’ju ndihmuar t’i përmbushni ato falë me njohuri të detajuara.
Samsung Food – Samsung Food i lançuar së fundmi përdor teknologjinë e avancuar të AI për të optimizuar përfitimet që përdoruesit marrin nga aplikacionet, pajisjet shtëpiake dhe pajisjet inteligjente të Samsung dhe në përputhje me rrethanat u vlerësua në kategorinë e AI. Aplikacioni mundësohet nga inteligjenca artificiale e cila gjeneron njohuri rreth ushqimeve dhe funksionon në lidhje me frigoriferët Samsung SmartThings Cooking dhe Samsung Family Hub+. Veçoritë e theksuara përfshijnë rekomandime të personalizuara të recetave bazuar në qëllimet dietike të përdoruesit dhe nivelet e aktivitetit, si edhe aksesin në komunitete të ndryshme gatimi ku përdoruesit mund të ndajnë receta dhe këshilla.
SmartThings Energy – I vlerësuar në kategorinë Smart Home, SmartThings Energy i lejon përdoruesit të marrin më shumë kontroll mbi ndotjen e karbonit dhe të ulin faturat e tyre mujore të energjisë. Ai ofron modalitetin e energjisë AI, i cili monitoron përdorimin e energjisë së pajisjeve të lidhura dhe optimizon automatikisht funksionimin e tyre për të reduktuar konsumin, dhe veçorinë e re të ndërgjegjësimit për intensitetin e karbonit, e cila ofron njohuri për prodhimin vendor të energjisë dhe intensitetin e karbonit. Ai gjithashtu mund të rregullojë automatikisht pajisjet e regjistruara në programet e përgjigjes së kërkesës, duke i ndihmuar përdoruesit të fitojnë shpërblime në para dhe kursime gjatë periudhave të konsumit të lartë të energjisë.
Filtri Microfiber™ – i vlerësuar në kategorinë e qëndrueshmërisë, Filtri Microfiber™ është një filtër i jashtëm i lavatriçes që mund të reduktojë lëshimin e mikrofibrave gjatë cikleve të larjes. Përdorimi i një lavatriçe katër herë në javë me këtë filtër mund të zvogëlojë sasinë e mikrofibrave ekuivalente me tetë shishe plastike 500 ml në vit[2]. Me Wi-Fi të integruar, përdoruesit mund të kontrollojnë statusin e filtrit në aplikacionin SmartThings dhe madje të marrin sinjalizime për pastrim ose zëvendësim.
Exynos Connect U100 – I njohur në kategorinë e teknologjive të implementuara, Exynos Connect U100 i Samsung është një çip (UWB) që ofron informacion të saktë të distancës dhe vendndodhjes për pajisjet celulare, automobilistike dhe IoT.
Duke përdorur matjet e kohës së mbërritjes (ToA) dhe këndit 3D të mbërritjes (AoA), Exynos Connect U100 arrin saktësi centimetri njëshifror dhe saktësi nën pesë gradë. Kjo e bën atë veçanërisht të përshtatshëm për gjurmimin e vendndodhjeve në mjedise të brendshme sfiduese, si dhe për aplikacionet AR dhe VR që kërkojnë gjurmim të saktë në kohë reale të njerëzve që lëvizin.
[1] Disponueshmëria mund të varior sipas tregut të shitjes.
[2] Testuar në Ocean Wise Plastics Lab në modelin WW90T734DWH (duke përdorur ciklin Synthetic, rreth 2 kg ngarkesë rrobash tekstili sintetik) duke krahasuar sasinë e mikrofibrës së lëshuar me dhe pa të instaluar Filterin Less Microfiber™. Sasia llogaritet duke filtruar ujin e kullimit përmes një filtri 50um. Sasia e reduktimit të një cikli larje prej 0,627 g bazohet në një ngarkesë prej 5 kg (0,125 g/kg x 5 kg). Sasia vjetore e reduktimit (132 g) llogaritet bazuar në 210 cikle (4 herë në javë, 52 javë) dhe 5 kg ngarkesë për çdo cikël. Pesha e shisheve 500 ㎖ (15,4 g) bazohet në udhëzimin e Ministrisë së Mjedisit të Koresë për shishen plastike.