Samsung zbulon përvoja të personalizuara dhe të sigurta përmes inovacionit në SDC23

06 tetor 2023 | 14:24

Konferenca e përvitshme e zhvilluesve, krijuesve dhe dizenjuesve të Samsung (SDC) theksoi përvojat dhe shërbimet më të fundit të ekosistemit dhe të platformave Samsung

Samsung Electronics zhvilloi konferencën e tij të përvitshme referuar zhvilluesve  të Samsung (SDC), në Qendrën Moscone, në San Francisko. Në konferencën e nëntë referuar zhvilluesve dhe partnerëve Samsung u përqendrua në angazhimin e tij në lidhje me strategjinë e inovacionit dhe shërbimit, ndërsa theksoi platformat e tij aktuale, duke përfshirë Bixby, Samsung Knox, SmartThings dhe Tizen për zhvilluesit.

Gjatë fjalimit, Samsung prezantoi disa mënyra të reja për të mundësuar përvoja më të sigurta, më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme përmes ekosistemit të tij, i cili është përmirësuar veçanërisht nga veçoritë e reja të lidhjes SmartThings dhe platformës Samsung Knox Matrix. Ky event vuri në pah gjithashtu One UI 6, versionin më të fundit të ndërfaqes së Samsung për përdoruesit celular, duke shfaqur një sërë stilesh të personalizuara dhe veçori të reja për një përvojë gjithëpërfshirëse në smartphone.

“Mbi 500 milionë produkte Samsung shiten çdo vit dhe numri i njerëzve që përdorin llogaritë e Samsung i kalon 600 milionë. Për ne, kjo është një arritje e madhe dhe një përgjegjësi  gjithashtu ”, tha Jong-Hee (JH) Han, Zëvendës Kryetar, CEO dhe Shef i Divizionit të Eksperiencës së Pajisjeve (DX) në Samsung Electronics. “Teknologjitë e Samsung lidhin njerëzit me produkte dhe shërbime të panumërta. Unë besoj se nëse ju – zhvilluesit dhe partnerët tanë – i bashkoheni këtij udhëtimi inovativ, ne mund të krijojmë mundësi më të mëdha së bashku, për një të ardhme më të ndritshme.”

CEO JH Han theksoi gjithashtu se qëndrueshmëria dhe siguria janë themeli i të gjitha përditësimeve më të fundit të Samsung, pasi të dyja vlerat janë thelbësore për inovacionin në epokën e re të hiperlidhjeve të pajisjeve.

Smart Home: Shtëpia juaj inteligjente

Vizioni i Samsung për shtëpinë e ndërlidhur me pajisjet e ndryshme është i rrënjosur thellë në inovacionin SmartThings . Që nga aplikimi i standardit Matter vitin e kaluar, numri i përgjithshëm i përdoruesve të SmartThings që kanë lidhur produkte dhe shërbime të pajtueshme është rritur në mbi 290 milionë. Tani, SmartThings Home API  e bën më të lehtë se kurrë për zhvilluesit që të krijojnë aplikacione të bazuara në SmartThings dhe SmartThings Context API ofron mënyra të reja për të përdorur teknologjinë të inteligjencës artificiale për përvoja më të mira të përdoruesit.

Samsung po aplikon funksionalitetin SmartThings Hub në produktet ekzistuese dhe të reja, duke përfshirë altroparantët Samsung dhe televizorët inteligjentë, në mënyrë që përdoruesit të mund të aksesojnë shpejt dhe me lehtësi shtëpitë e tyre inteligjente nga pajisjet e tyre të lidhura. Ky rrjet Multi-Hub do të thotë gjithashtu se kur është koha për të zëvendësuar ose shtuar një pajisje, ekziston një rrjet i fuqishëm dhe i qëndrueshëm i të tjerëve të gatshëm për të vazhduar shtëpinë inteligjente. Këto përvoja përmirësohen më tej me risitë e Samsung dhe  Aqara, i cili iu bashkua Samsung për të treguar se si funksionojnë sensorët e tij të Internetit të pajisjeve (IoT) me SmartThings për të krijuar përvoja unike dhe më të arritshme.

Samsung gjithashtu prezantoi gjeneratën e dytë SmartTag2 në SDC23. Me jetëgjatësinë e përmirësuar të baterisë, që zgjat deri në 700 ditë , një vlerësim IP67 për rezistencën  ndaj ujit dhe pluhurit dhe një dizajn të thjeshtë dhe më të vogël, SmartTag2 mund të monitoroj objektet e humbura edhe përmes shiut, borës dhe madje edhe nëntokës me lidhjen Bluetooth (BLE).

Bixby po integrohet gjithnjë e më shumë me SmartThings. Këtë vit, Samsung njoftoi kontroll më prektik të komandës me shumë pajisje. Tani, edhe nëse disa pajisje janë të lidhura në të njëjtën hapësirë, Bixby kupton në mënyrë intuitive se cila pajisje është më e përshtatshme për secilën komandë. Në të ardhmen, Bixby do të zhvillohet për të ofruar përvoja të personalizuara me komanda të thjeshta duke kuptuar gjerësisht nevojat e përdoruesve dhe duke optimizuar qëllimet e tyre.

Ndërsa një numër në rritje i pajisjeve të lidhura bashkohen për të krijuar këto përvoja të reja, siguria dhe privatësia janë elementët më të rëndësishëm se kurrë. Vitin e kaluar, Samsung prezantoi Knox Matrix, vizionin e sigurisë të bazuar në blockchain të Samsung për një të ardhme ku pajisjet e lidhura në një ekosistem mund të mbrojnë njëra-tjetrën – si dhe përdoruesit e tyre. Këtë vit, Samsung po përditëson veçoritë kryesore të Knox Matrix duke përfshirë Credential Sync dhe Trust Chain. Samsung po sjell gjithashtu Knox Vault në më shumë pajisje, duke përfshirë televizorët Samsung Neo QLED 8K në 2023 dhe telefonat inteligjentë të përzgjedhur të serisë Galaxy A që do të prezantohen me One UI 6 ose më vonë në 2024. Të krijuara për një epokë të hiperlidhjes së pajisjeve, këto përparime mundësojnë komoditet dhe zgjedhje më të madhe për përdoruesit , duke i fuqizuar me opsione shtesë për të bërë në mënyrë të sigurt atë që duan.

Tizen OS: Maksimizimi i mundësive

Gjatë dekadës së fundit, Tizen ka fuqizuar në mënyrë efektive ekranet digjitale duke përfshirë televizorët, pajisjet shtëpiake, monitorët dhe tabelat. Këtë vit, Samsung njoftoi se Tizen do të vijë në edhe më shumë pajisje, duke përfshirë pajisje shtëpiake me një ekran 7 inç, duke rritur gjithashtu përvojat me AI në pajisje dhe Home AI Edge Hub. Me teknologjinë Home AI Edge, pajisjet me fuqi kompjuterike më të ulët mund të kërkojnë shërbime të AI për pajisjet në shtëpi me burime të forta kompjuterike si CPU dhe NPU. Kjo përfundimisht do t’i bëjë të gjitha pajisjet në shtëpi inteligjente.

Tizen po fuqizon gjithashtu përvojat gjithëpërfshirëse të lojrave të Samsung, duke përfshirë Samsung Gaming Hub , i cili tani mbështet 3,000 lojëra në platformën cloud – një rritje prej 300% krahasuar me prezantimin vitin e kaluar. Dhe, me HDR10+ GAMING dhe mjetin IRIS të Samsung për zhvilluesit e grafikës, nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të eksploruar botët virtuale të lojërave në Tizen.

Tizen po ofron gjithashtu mundësi për arkitekturën gjysmëpërçuese me burim të hapur RISC-V dhe gjuhën e programimit RUST, së bashku me veçori të reja si Remote Test Lab për të testuar aplikacionet dhe përvojat në pajisjet Samsung TV në cloud.

One UI 6: Për më shumë mundësi në Galaxy-n tuaj

One UI 6 i ri ofron më shumë mënyra për ta bërë përvojën tuaj në smartphone më të lehtë për t’u naviguar dhe më të thjeshtë për t’u menaxhuar. Ai përfshin një panel të rinovuar të shpejtë me një pamje dhe ndjesi të rifreskuar, intuitive me cilësime të grupuara së bashku për përdorim më të lehtë. Me One UI 6 është prezantuar gjithashtu një tipografi e re ekskluzive: One UI Sans, për të përmirësuar lexueshmërinë në ekranet digjitale. Për sa i përket fotove, One UI 6 analizon foton që po shikoni dhe sugjeron mjetet më të rëndësishme të redaktimit të AI, të gjitha mjaft lehtë për t’u aksesuar. Dhe me Samsung Studio, mund të bëni modifikime në videon tuaj si shtimi i tekstit, editimeve dhe muzikës saktësisht ku dhe kur dëshironi brenda videos.

Me mundësitë e tij për të ofruar një përvojë të personalizuar dhe intuitive për përdoruesit, One UI 6 me i lejon përdoruesit të përfitojnë më shumë nga telefonat inteligjentë se kurrë më parë.

Siguria shëndetësore në një tjetër nivel

Fokusi i Samsung Electronics në SDC23 ishte për të prezantuar gjithashtu zgjidhjet e tij të përmirësuara shëndetësore bazuar në fuqinë e lidhjes. Përvoja të reja shëndetësore digjitale të ofruara nga SmartThings dhe Samsung Food, si dhe një mjedis i personalizuar i gjumit mundësohen nëpërmjet lidhjes më të mirë të përdoruesve, pajisjeve dhe shërbimeve. Për të ndërtuar mbi këto përvoja, Samsung njoftoi angazhimin e tij të vazhdueshëm me SDC-në në lidhje me shëndetit, i cili u mundëson zhvilluesve dhe partnerëve të krijojnë zgjidhje shëndetësore digjitale duke përdorur teknologjinë Samsung BioActive.

Për më tepër, Samsung theksoi bashkëpunimet e tij të fundit, me klinikën kërkimore, Brigham & Women’s Hospital, MIT Media Lab, Tulane University dhe Samsung Medical Center me Dr. Pattie Maes të MIT Media Lab.

Samsung ndau gjithashtu më shumë detaje për shërbimin e tij të ri Samsung Food, duke përfshirë teknologjitë Food AI dhe Vision AI, të cilat ofrojnë një përvojë gjithëpërfshirëse ushqimore në të gjitha pajisjet e lidhura. Kjo përfshin një program për shkëmbimin e recetave dhe shërbime për blerjet ushqimore, rekomandime të personalizuara apo më shumë. Samsung planifikon të ofrojë integrimin e Samsung Health me Samsung Food në mënyrë që përdoruesit të mund të marrin sugjerime për menaxhimin e dietës.

Samsung fton zhvilluesit, krijuesit edhe partnerët që të bashkohen në angazhimin e tij për sjellë  inovacion dhe përvoja më të mira të mundësuara te përdoruesit. Për më shumë informacion rreth SDC23, ju lutemi vizitoni, www.developer.samsung.com/sdc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani 6 Tetor 1968, Fillon përdorimi edhe de jure…