San Antonio befasohet nga Charlotte

15 janar 2019 | 12:49

San Antonio është mposhtur nga Charlotte me rezultat 108-93. Kjo është humbja e dytë radhazi për skuadrën e Spurs, kurse e rrezikon edhe zonën e “play-off”-it. Aldridge realizoi 28 pikë e 10 rebound, por që ishin të pamjaftueshme, ndërsa për Charlotte u dallua Walker me 33 pikë.

Humbet edhe skuadra e Clippers, që u mund në Los Angelos 121-117 nga New Orleans, një tjetër rezultat surprizë në ndeshjet e sotme. Miqtë e kontrolluan ndeshjen në pjesën e dytë, ku dhe vulosën fitoren, falë 46 pikëve e 16 rebound të Davis. Për kalifornianët u dallua Lou Williams me 26 pikë e 10 rebound, por që mbetën për statistikë.

Edhe skuadra e Boston dështon në ndeshjen e radhës, duke u mund 109-102 nga Brooklyn, me vendasit që e dominuan takimin dhe merituan fitoren. Russell me 33 pikë ishte lider në fushë për Nets, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Tatum për miqtë. Pa probleme fiton Sacramento, që mundi 115-107 Portland, ndeshje ku 6 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë (Hield më i miri me 19 pikë).

Skuadra e vetme “big” që triumfoi sot është Houston, që mundi 112-94 Memphis, sukses që ngjit teksanët në vendin e katërt në Perëndim. një mbrëmje magjike për Harden, që realizoi 57 pikë, rekord sezonal për shënuesin më të mirë, ndeshja e tretë këtë sezon që realizon mbi 50 pikë. Ndërsa Utah Jazz mundi 100-94 Detroit, ndeshje me luhatje nga të dyja ekipet, ku në fund diferencën e bëri Mitchell me 25 pikë.

Rezultatet

Brooklyn – Boston                   109-102
Houston – Memphis                112-94
San Antonio – Charlotte         93-108
Utah Jazz – Detroit                  100-94
Sacramento – Portland            115-107
Clippers – New Orleans          117-121

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania vendore “Meka Halal Food” ka njoftuar se punëtorëve të…