San Antonio e Orlando triumfojnë jashtë fushe, zhgënjejnë Toronto dhe Phoenixi

03 nëntor 2023 | 11:48

Skuadra e San Antonios fitoi 121-132 në fushën e Phoenix, suksesi i tretë sezonal për Spurs, që më në fund shijojnë të riun Wenbanyama.

Debutuesi në NBA realizoi 38 pikë e 10 rebound për San Antonion, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Booker dhe 28 të Kevin Durant.

Ekipi i Philadelphias ndodhet mes ekipeve lider në Lindje, duke fituar me shifrat 114-99 ndaj Torontos. Embiid me 28 pikë, Oubre e Harris me nga 23 pikë secili, bënë diferencën në fushë për Philadelphian. Për miqtë u dallua Barnes me 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Fiton edhe skuadra e New Orleans, që mundi me rezultat 125-116 Detroitin, ndeshje me rivalitet, ku McCollum me 33 pikë ishte lider në fushë për vendasit. Orlandon, falë 30 pikëve të Banchero, mundi me rezultat 115-113 Utah Jazz në sekondën e fundit, duke ngjitur shkallët në Konferencën e Lindjes.

Rezultatet

Philadelphia – Toronto            114-99
New Orleans – Detroit             125-116
Utah Jazz – Orlando                113-115
Phoenix – San Antonio            121-132

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka zbuluar se ish-bashkëshorti i saj Kanye West…