San Antonio mposhti Lakersat
Los Angeles Lakers pëson humbjen e tretë sezonale në NBA. Për të ndalur hovin e kampionëve në fuqi që vinin pas katër fitoresh radhazi mendoi San Antonio Spurs që triumfoi me rezultatin 118-109 brenda në “Staples Center”.
LaMarcus Aldridge ishte ai që mori për dore skuadrën teksane teksa koleksionoi në total 28 pikë 5 rebound dhe 3 asistime me skuadrën e Gregg Popovich që regjistroi suksesin e katërt në tetë takime.
Te Lakers spikati mbreti James me Lebron që me 27 pikë 6 rebound dhe 12 asistime ishte më i miri mbi parket për kalifornianët por pa mundur të evitojë dot humbjen e skuadrës së tij. Regjistroi fitoren e 5-të sezonale Brooklyn Nets që mposhti skuadrën më të mirë të momentit në konferencën e Lindjes, Philadeplhia 76ers me shifrat 122-109.
Në mungesë të dy yjeve të ekipit, Irving dhe Durant ishin Harris dhe LeVert që morën për dorën skuadrën nju-jorkeze duke realizuar në total 50 pikë. /SS/