San Antonio tërheq fanellën me numër 9
20 gusht 2019
| 13:58
Skuadra e San Antonio Spurs ka marrë vendimin për të tërhequr fanellën me numër 9, të cilën e mbante basketbollisti francez Tony Parker.
37-vjeçari u tërhoq në fund të sezonit të kaluar. Ceremonia do të kryhet më 11 nëntor. Me fanellën e “Spurs” ai fitoi 4 tituj kampionë, duke qenë një nga ikonat e këtij ekipi dhe të NBA-së. Një herë është shpallur MVP i finaleve dhe 6 herë ka luajtur në “All Star Game”.
San Antonio merr këtë vendim për ta vlerësuar e respektuar, ashtu sikurse ka bërë më parë edhe me dy ish-shokët e tij të skuadrës: Manu Ginobili dhe Tim Duncan. Tony Parker është basketbollisti i dhjetë që skuadra e “Spurs” i tërheq fanellën. /Telesport/