San Antonio triumfon ndaj kampionëve të Golden State

19 mars 2019 | 13:16

San Antonio ka mundur 111-105 Golden State, ndeshje e dominuar nga skuadra e Spurs. Fitorja e 42-të sezonale për San Antonio, që hedh një hap të madh drejt konsolidimit në një vend në “play-off” në Perëndim. DeRozan me 26 pikë e Aldridge me 23 ishin dy lojtarët më të mirë të Spurs, duke fituar duelin me Curry (25 pikë) e Durant (24 pikë).

Pavarësisht humbjes, Golden State e Denver kanë siguruar kualifikimin për në “play-off” në këtë Konferencë. Jashtë fushe fiton skuadra e Denverit, që mundi 114-105 Bostonin, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Konferencat përkatëse. Herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, por në fund triumfuan miqtë, me Jokiq që realizoi 21 pikë e 13 rebound.

Miami surprizon Oklahomën, duke fituar 116-107 jashtë fushe, ndeshje ku skuadra nga Florida diktoi në fushë. U dalluan Dragiq me 26 pikë e Wade me 25, dy lojtarë që e nisën ndeshjen nga stoli. Për Thunder shkëlqeu George me 31 pikë, por që mbetën për statistikë. Skuadra e Chicago, falë 24 pikëve të Lopez, mundi Phoenix, fitore që mbeti për statistikë, raporton “Telesport”. Ekipi i New Orleans mundi 129-125 Dallas pas kohës shtesë, me të zakonshmin Randle që realizoi 30 pikë, duke qenë lider në fushë për miqtë. Fiton edhe Portland, që triumfoi 106-98 ndaj Indiana, sfidë me dy pamje, më e mirë për miqtë në të parën (Turner 28 pikë). Ndërsa në të dytën rikuperuan vendasit me Lillard që realizoi 30 pikë e 15 asistime.

Rezultatet

Cleveland – Detroit                  126-119
Washington – Utah Jazz         95-116
Boston – Denver                       105-114
Toronto – New York                128-92
Oklahoma – Miami                  107-116
San Antonio – Golden State   111-105
Dallas – New Orleans              125-129
Phoenix – Chicago                    101-116
Portland – Indiana                   106-98

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Bayer Leverkusenit, Julian Brandt, ende nuk ka dhënë…