San Marino zyrtarizon miqësoren me Kosovën

23 prill 2021 | 12:10

Kombëtarja e San Marinos në futboll, përkatësisht Federata e Futbollit të këtij vendi, ka zyrtarizuar miqësoren me Kosovën për datën 1 qershor 2021.

Ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës akoma nuk e ka zyrtarizuar këtë miqësore.

Kosova dhe San Marino do të luajnë për herë të parë në histori mes vete, ku edhe transmetimi i ndeshjes do të bëhet falas nga televizioni kombëtar, San Marino RTV.

“Ndeshja do të luhet në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa ky do të jetë takimi i parë me kombëtaren e Kosovës, që është një ekip në ngritje në futbollin evropian”, thuhet në njoftimin zyrtar të San Marinos.

Për Kosovën kjo do të jetë miqësorja e dytë e vitit 2021, pas asaj në mars të zhvilluar ndaj Lituanisë, ku ‘Dardanët’ fituan me rezultat 4-0.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia nisi të premten tërheqjen e trupave nga kufiri lindor…