Sanchesi kërkohet nga tri klube

03 gusht 2021 | 12:10

Renato Sanches ka rilindur te Lille. Mesfushori portugez shpërtheu herët, Bayern Munchen shpenzoi 35 milionë euro kur ishte vetëm 18 vjeç, por luzitani nuk ia doli të përshtatej në “bavari”.

Më pas aventura aspak pozitive te Swansea në Premier Ligë, teksa në dy sezonet e fundit ka luajtur në Francë. Me Lille fitoi titullin kampion sezonin e kaluar dhe Superkupën dy ditë më parë.

23-vjeçari është kthyer në formën e tij më të mirë. Edhe në “Euro 2020” zhvilloi paraqitje shumë të mira me Portugalinë, ndërsa për shërbimet e tij po garojnë katër klube të njohura. “L’Equipe” shkruan se në Premier Ligë e duan Liverpool dhe Arsenal, Barcelona do të transferojë në La Liga, ndërsa ka ndryshuar mendim edhe Bayern Munchen.

Rekordmenët gjermanë, të cilët e shitën lojtarin për 20 milion euro te Lille, tani kërkojnë ta kenë sërish pjesë të skuadrës. Kampionët e Francës e kanë bërë të qartë: kush do Sanches duhet të paguajë 35 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stacioni Policor në Skenderaj, krahas punës dhe angazhimeve të vazhdueshme…