Sanchesi rezulton pozitiv me Covid-19

19 korrik 2020 | 17:16

Futbollisti i Lille, Renato Sanches ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai është lojtari i tretë që infektohet në ekipin e kategorisë së parë në Francë. Dje Lilla luajti një ndeshje miqësore me Mouscron që përfundoi 2:1.

Dy lojtarët e tjerë të infektuar Jonathan Ikoné (22) dhe Jonathan Bamba (24), janë në Francë, dhe mund të rikthehen shumë më shpejt se sa ish-ylli skuadrës bavareze Bayern Munich. Sanches ka publikuar një foto në Instagram ku ka shkruar: “Makina do të rikthehet së shpejti”.

Kujtojmë se Bayern e bleu nga Benfica për 35 milion euro por kurrë nuk arriti të fitonte në vend në formacion dhe në gusht të sezonit të kaluar e shiti te  LOSC Lille për 20 milion euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë…