Sanchez: Kartoni i kuq ishte i padrejtë
29 shtator 2019
| 12:04
Alexis Sanchez sigurisht që kishte shpresuar të festonte golin e parë me fanellën e Interit në një mënyrë tjetër, dhe jo me kartonin e kuq në “Marasi” përballë Sampdorias.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, kiliani shprehet i mërzitur që u ndëshkua me karton të kuq, teksa e quan të padrejtë. “I gëzuar për fitoren, për paraqitjen e skuadrës dhe për golin e parë, por përjashtimi me të kuq ishte i padrejtë, për mendimin tim. Tani le të shohim për ndeshjen e radhës”, ka shkruar Sanchez.