Sanchezi, afër rikthimit në Premier Ligë

27 korrik 2023 | 16:33

Sulmuesi 34-vjeçar kilian Alexis Sanchez është pranë rikthimit në Premier Ligë sezonin e ardhshëm pas gati katër vitesh. Për sulmuesin që sezonin e kaluar shkëlqeu në Ligue 1 me Marsejë (18 gola në 44 ndeshje) është interesuar skuadra e Nottingham Forest.

Ky do të ishte një transferim me koston zero për skuadrën e Nottingham, duke qenë se lojtari është për momentin pa kontratë. Në të shkuarën., Sanchezi ka luajtur me Arsenalin e Manchester United. Me “djajtë e kuq” ai nuk shkëlqeu shumë, por me “topçinjtë” ishte lider në fushë. Pas largimit nga Manchester United, lojtari ka luajtur me Inter dhe Marsejë. Në kampionatin

francez ai u rikthye në nivelet e dikurshme, duke tërhequr vëmendjen e Nottingham, që kërkon një sulmues me përvojë dhe që e njeh mirë kampionatin. Sanzhesi ka realizuar 63 gola në 154 ndeshje në Premier Ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot deponë ku…