Sanchezi: Doja kthimin tek Arsenali pas ditës së parë në ‘Old Trafford’

04 shtator 2020 | 17:40

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, është rikthyer të flasë për periudhën e vështirë që kaloi te Manchester Unitedi. Kiliani tashmë është zyrtarisht një lojtar i Interit pasi u transferua me parametra zero nga “Djajtë e Kuq”.

Sanchezi, gjithashtu, zbulon se në 2018-n ka qenë shumë pranë një kalimi te Manchester City, por rivalët e qytetit u treguan shpejt në transferimin e tij.

“Më 2018 kisha një marrëveshje me Cityn, por për disa arsye të ndryshme marrëveshja u arrit me Unitedin. Më kujtohet stërvitja e parë me Manchesterin dhe shumë gjëra më vijnë në mendje. Sapo mbarova seancën stërvitore shkova në shtëpi dhe e pyeta agjentin dhe familjen time nëse mund të kthehesha tek Arsenali”, ka deklaruar 31-vjeçari për “Peleteros TV”.

“Diçka nuk shkonte te Manchesteri. Kaloi një muaj dhe ishte po e njëjta ndjenjë që kisha ditën e parë. Ne në atë çast nuk ishim një familje dhe kjo u reflektua në fushë. Ata më fajësonin vetëm mua, edhe pse unë luaja vetëm për pak minuta. Ne nuk ishim një grup, por në fund duhej ta merrja unë të gjithë fajin”, ka shtuar Sanchezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar sërish ndaj paralajmërimit…