Sanchezi: Nuk do të kthehem kurrë te Bayerni
24 qershor 2019
| 11:24
Renato Sanchez u cilësua si një ndër talentët më të mëdhenj të mesfushës dhe Bayern Muncheni pagoi rreth 40 milionë euro te Benfica për kartonin e tij para tre vjetësh.
21-vjeçari nuk arriti të përshtatej me “bavarezët”. “Bild” zbulon se Sanchezi ua ka bërë të qartë dëshirën e tij edhe shokëve mes pjesëve në ndeshjen e fundit ndaj Frankfurtit se nuk dëshiron të jetë pjesë e Bayernit.
“Falë Zotit kanë mbetur edhe 45 minuta. Po pres me padurim që të nisem në pushime. Nuk di gjë për të ardhmen, por nuk e kam ndërmend të kthehem përsëri te Bayerni”, citohet të ketë thënë Sanchezi.