Sancho në United, mungon vetëm zyrtarizimi
21 korrik 2020
| 11:38
Jadon Sancho është shumë pranë largimit nga Gjermania. Sipas “The Sun”, lojtari anglez dhe Manchester Unitedi kanë arritur një marrëveshje midis tyre dhe pritet vetëm aprovimi i Borussia Dortmundit.
“Djajtë e kuq” janë gati të paguajnë 110 milionë euro për t’i marrë shërbimet e 19-vjeçarit, edhe pse Borussia ka kërkuar 130 milionë. Klubi anglez pritet të fusë në marrëveshje edhe një lojtar, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat.
“Bild” shkruan se lajmet që qarkullojnë në mediat angleze janë të vërteta dhe se Sancho mund të jetë i Unitedit në sezonin e ardhshëm duke u thënë lamtumirë verdhezinjve pas dy sezoneve në Gjermani.