Sancho nuk i kërkon falje Ten Hagit, largohet në janar
22 shtator 2023
| 13:15
Manchester United është i gatshëm ta shesë Jadon Sancho në merkaton e janarit. Kjo do të thotë se është në listën e të padëshiruarve në “Old Trafford”.
Ish-lojtari i Borussia Dortmundit u pezullua pas një debati me Ten Hag, por mohoi të ishte stërvitur keq, siç kishte thënë trajneri i tij. Përplasja mes palëve vazhdon me refuzimin e anglezit për të kërkuar falje. Anësori stërvitet vetëm në “Carrington” dhe duket se nuk ka të ardhme me “Djajtë e Kuq”, nëse Ten Hag konfirmohet në bankinë.
Lojtari kushtoi 73 milionë stërlina në vitin 2021 dhe për këtë arsye “Djajtë e Kuq” do të përpiqen ta shesin sa më shpejt që të jetë e mundur. Borussia Dortmund tashmë është tërhequr nga gara dhe e ka bërë të qartë se nuk është e gatshme ta kthejë atë.