Sanders tërhiqet nga gara, i hapet rruga nominimit të Joe Bidenit
08 prill 2020
| 18:16
Senatori amerikan, Bernie Sanders, ndërpreu fushatën e tij për të fituar nominimin si kandidat për president të SHBA-së nga ana e Partisë Demokratike në SHBA.
Sanders planifikon që gjatë ditës t’u drejtohet mbështetësve përmes një fjalimi.
Konventa e Partisë Demokratike, ku nominohet kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale në SHBA-së, pritet të mbahen në muajin gusht.
Sanders ka qenë i dyti në renditje për të fituar nominimin, pas ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden.
Pas një serie fitoresh në mars, Biden ka një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Nga Partia Republikane për rizgjedhje garon presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./REL