Sanders: Zoti donte që Trump të bëhet president

31 janar 2019 | 15:30

Sekretarja për shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders, ka thënë për një rrjet televiziv fetar se zoti ka dashur që Donald Trump të bëhet president.

Sanders i bëri komentet në një intervistë me rrjetin Kristian të transmetimit, “CBN”, duke thënë se kjo ishte arsyeja përse Trump ishte në detyrë.

“Unë mendoj se Zoti na thërret të marrim role të ndryshme në kohë të ndryshme dhe unë mendoj se zoti donte që Donald Trump të bëhej president. Ndaj ai është këtu dhe unë mendoj se ka bërë një punë të jashtëzakonshme në mbështetjen e shumë gjërave të rëndësishme për njerëzit e fesë”, është shprehur Sarah Sanders./tch/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në Akademinë…