Sandersi i reagon Trumpit rreth raportimit të Muellerit: Nuk je diktator

06 maj 2019 | 18:14

Demokrati Bernie Sanders, i cili ka njoftuar në shkurt se do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, i ka reaguar sot presidentit amerikan, Donald Trump, pas kërkesë së tij që Robert Mueller të mos dëshmojë para Kongresit.

Sandersi i ka thënë Trumpit përmes një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, se nëse Kongresi e ka thirrur atë për të dëshmuar, ajo do të ndodhë.

“Më vjen keq, zoti president, ju nuk jeni diktator. Në demokracinë tonë, kur Kongresi thërret Robert Mueller për të dëshmuar, ai do të dëshmojë”, ka shkruar Sandersi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se…