SANDRO PECCHIARI
Sandro Pecchiari ka botuar tre koleksione me poezi me shtëpinë botuese “Samuele Editore”: “Verdi Anni” (Vitet e gjelbra), “Le svelte radici” (Rrënjët zgjuar) dhe “Limperfezione del Diluvio (Papërsosmëria e përmbytjes). Disa prej veprave të tij janë përkthyer në shqip, anglisht, sllovenisht dhe spanjisht dhe janë paraqitur në shumë antologji. Përkthen nga italishtja në anglisht. Përkthimet e tij i gjeni në faqen e internetit të shtëpisë botuese “Caitlin Press”.
NGA T’I KUJTOJ
pothuajse asgjë
kazermat popullore
luftën e humbur
rrobat e varura
ne të shpërndarë
dhe nuk e dinim
sokakun e ngushtë
nga t’i kujtoj
prindër të dëmtuar
të dëbuar nga qyteti
të mbyllur
dhe qe ne nuk i dinim
vitet e ngushta
e nesërmja lëpinte kambanat e shtëpive
nga shtëpitë askush nuk përgjigjej
TË KUJTOHEN
ditët e ujit që i kthenin stinët
me rend në horizont
çdoherë më pak çdoherë më pak
të duhej dialekti yt
qytetet ishin të ndryshme
nga kërcente kanguri
më kujtohet
të kam pritur mes anijeve luftarake amerikane
modelet e aluminit të aeroplanëve
aterroja në këmbë madje
prishja zhurmshëm
fjalitë e shkurtra që nuk t’i kisha thënë
një CIAO të paktën
valixhja e fëmijërisë ishte nga letra
nga ajo ditë iu kam përgjigj harresës së përbashkët
…kam konsumuar harresën
(Përktheu nga italishtja, për revistën “Akademia”, Leonora Buçinca)