Sandulloviq: Isha me fat dy herë, të njëjtin nuk e pati Navalny
Politikani opozitar serb Nikolla Sandulloviq, ka tërhequr një paralele interesante mes veprimeve të shtetit serb dhe atij rus.
Gjithçka filloi me lajmin e vdekjes së opozitarit rus Alexei Navalny, i cili ishte burgosur për shkak të kritikave ndaj Vladimir Putinit.
Krahas fotografive të tij të postuara në rrjetin social pas lirimit të tij nga burgu dhe rrahjes brutale nga BIA serbe për shkak se vendosi lule në varrin e një vajze shqiptare të vrarë nga forcat serbe në Prekaz, ai vendosi edhe fotografitë e Navalnyt i cili ishte kritik i ashpër i Vladimir Putinit dhe që u humbi jetën në burg.
Ai tha se ishte me fat dy herë, por se të njëjtin fat nuk e pati edhe Alexei Navalny – duke aluduar në atë se në vdekjen e opozitarit rus ka gisht vet kreu i shtetit.
“Nuk ka ndonjë dallim apo dyshim! Qëllimi ishte i njëjtë. Nikolla Sandulloviq ishte dy herë me fat, e Navanly nuk ishte me fat në herën e dytë”, ka shkruar Sandulloviq në llogarinë e tij në X.
Ndryshe Sandulloviq ishte ndalur nga policia serbe pas rikthimit të tij nga Kosova, ku kishte shkuar në Prekaz për të vendosur lule mbi varrin e një vajze në Prekaz që ishte vrarë nga forcat serbe.
Ai ishte marrë në pyetje nga BIA serbe ku ishte rrahur brutalisht. Madje ia ka pranuar se gjatë rrahjes së tij ishte i pranishëm edhe Millan Radoiçiqi, njeriu që organizoi sulmin terrorist në Banjskë, ku si pasojë humbin jetën një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.