![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/sane.jpg)
Sane: Dua të fitoj sa më shumë trofe me Bayernin
03 korrik 2020
| 09:27
Transferi i ri i Bayern Munchen, Leroy Sane ka thënë se me skuadrën e re synon të fitoj sa më shumë trofe, derisa kryesori është ai i Ligës së Kampionëve.
“Bayerni është një klub shumë i madh me synime të mëdha, siç janë dhe të miat. Jam shumë i lumtur dhe mezi po pres të stërvitem me ekipin. Dua të fitoj sa më shumë trofe me Bayernin dhe në krye të listës është Liga e Kampionëve”, ka thënë Sane.