Sane jashtë Botërorit, ja reagimi i tij
05 qershor 2018
| 17:03
Një ditë pas përjashtimit nga Kupa e Botës, një zgjedhje që ka befasuar të gjithë opinionin sportiv, Leroy Sane ka thyer heshtjen nëpërmjet medieve sociale.
“Padyshim që jam i zhgënjyer, që nuk mund të jem pjesë e Kupës së Botës. Por më duhet ta pranoj këtë vendim të trajnerit dhe do të bëj çmos për t’u rikthyer më i fortë se më parë,” premton Sane.
22 vjeçari i Manchester City-t është lënë jashtë botërorit nga Low, bashkë me Bernd Leno, Jonathan Tah dhe Nils Petersen.
Sane nuk ka harruar t’i urojë fat shokëve të ekipit te Gjermania, duke i inkurajuar të mos kthehen pa titullin kampion.