Sane larg Cityt, afër Bayernit
16 maj 2019
| 11:31
Leroy Sane mund të largohet nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere për t’u kthyer në Bundesligë.
Mediumet angleze kanë raportuar se Bayern Munchen tashmë ka nisur negociatat me Manchester Cityn në lidhje me transferimin e Sanes. Ky i fundit ka refuzuar rinovimin e kontratës me Cityn që i skadon në vitin 2021 dhe për këtë arsye pritet të largohet nga ekipi. Sane shihet te Bayerni si përforcim i duhur dhe zëvendësim për Franck Riberyn.
Sane 23-vjeçar këtë edicion ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 18 herë në 46 paraqitje në të gjitha garat. Kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro.