Sane largohet nga Kombëtarja
07 shtator 2018
| 17:14
Leroy Sane nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë për ndeshjen e radhës ndaj Perusë, e cila zhvillohet të dielën.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Gjermane e Futbollit, duke treguar se lojtari i Manchester Cityt largohet për arsye personale. Sane në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Francës është aktivizuar në minutat e fundit, derisa probleme për vendin e titullarit po ka edhe në skuadrën e Cityt.
/Epoka e re/