Sane nuk largohet nga City
23 qershor 2019
| 15:45
Leroy Sane i ka njoftuar bashkëlojtarët se do të qëndrojë në Manchester City dhe nuk do të largohet drejt klubit të madh gjerman, Bayern Munchen.
Mediat angleze raportojnë se ai është duke biseduar për kontratën e re edhe pse kërkohet nga Bayerni. Ai ka vendosur të qëndrojë në Premier League dhe jo të rikthehet në Bundesliga.
Kujtojmë që 23-vjeçari u largua nga Schalke në vitin 2016.