Sane për Kane: I ka të gjitha, nder të luash me të
Leroy Sane e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij në fazën e sulmit te Bayern Munchen, Harry Kane.
Anësori gjerman kontribuoi në dopietën e “bishës” angleze me dy asistime. Duket se partneritetet mes tyre e kanë kthyer në një “makineri goli” klubin më të titulluar në Gjermani, 42 gola pas 11 javësh në Bundesligë, asnjë ekip në 5 kampionate kryesore të Evropës nuk ka arritur në shifra te tilla.
“Kane është shumë i zgjuar para portës kundërshtare, por jo vetëm. Aftësi mbresëlënëse në finalizim, krijimin e korridoreve për shokët e ekipit, mbrojtës tepër i mirë i topit dhe djalosh në sjellje. Takimi i fundit u kombinuam thuajse në perfeksion. Gjithçka po shkon mirë dhe në grup mbizotëron fryma pozitive. Nder të luash me Harryn”, përfundoi Sane në kanalin zyrtar të Bayernit.
Deri në këtë pikë të sezonit Kane dhe Sane kanë shërbyer asist-gol mes tyre në Bundesligë 7 raste, binomi më i mirë evropian, teksa në të gjithë turnetë Sane numëron 9 finalizime dhe 7 asistime.