Sane rrezikon ta humbas ndeshjen ndaj PSG-së
02 mars 2023
| 12:46
Mesfushori gjerman i Bayern Munchen, Leroy Sane, rrezikon të humbasë ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, mesfushori nuk është stërvitur dy seancat e fundit për shkak të një ndrydhje në kavilje. Problemi është disi më i madh se sa parashikohej, ndaj mund të qëndrojë disa javë pushim. Lojtari u është nënshtruar analizave të mëtejshme, duke mos zbritur në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.
Sane nuk do të zbresë në fushë ditën e shtunë ndaj Stuttgart në kampionat, me shpresën që të rikuperojë për sfidën e Ligës së Kampionëve. Gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite.